Vjen pafajësia edhe për Dritan Priftin!

Prokuroria është tërhequr sot nga akuzat e ngritura ndaj tij për korrupsion, pasi të vetmen provë që kishte në dorë, ajo e videos ku ndaheshin rreth 70 milionë lekësh midis Priftit dhe ish-zëvendësit të tij, Leonard Beqiraj, u hodh poshtë nga Gjykata e Lartë.
Para disa ditësh, Gjykata e Lartë vendosi ta rikthente dosjen ndaj Priftit në Prokurori, teksa videon e shpalli të pavlefshme si provë, duke vendosur në një far mënyre që atë ditë pafajësinë e Dritan Priftit, ashtu sikurse kishte bërë më parë edhe me procesin ndaj Ilir Metës. Prokurori i çështjes, Bujar Sheshi, pat deklaruar se për sa kohë video u shpall e pavlefshme, procesi nuk mund të vijonte më për shkak se provat e tjera ishin të ndërlidhura me provën kryesore.
Ndërkohë, avokatët u shprehën optimistë se fituat “betejën” për mbrojtjen e klientëve të tyre në Gjykatën e Lartë. "Prokuroria sot në seancë, pasi kishte kërkuar kohë për t'u shprehur vendimin që mori në seancën e herës së kaluar Gjykata e Lartë, u shpreh që për shkak të papërdorshmërisë së provës kryesore, të asaj videos së famshme, tërhoqi aktet", tha Fatmir Braka, avokat i Dritan Priftit. Ndërsa avokati i Leonard Beqirajt, Vladimir Meci, tha se nuk priste ndonjë përpjekje tjetër nga Prokuroria për të vazhduar procesin gjyqësor.
Procesi gjyqësor ndaj Priftit dhe Beqirajt, nisi në prill të këtij viti në Gjykatën e Lartë, e cila vinte në këtë proces gjyqësor me një precedent të mëparshëm. Në janar të po këtij viti, Kolegji Penal i kësaj gjykate shpalli të pavlefshme videon midis Metës dhe Priftit, ku flitej për një shumë prej 700 mijë eurosh për dhënien e hidrocentraleve me konsension kundrejt përfitimit. /S.Ll/Start/
2012-09-21 16:00