E Diel, 1 Nëntor 2026

Plani rregullues, si ndryshon Tirana Luljeta Ndoka

“Ate qe nuk eshte bere per 10 vjet, do ta bejme ne 10 muaj”. Keshtu eshte shprehur dje kryetari i bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, teksa ka ftuar intelektualet ne diskutimet e hapura per planin urbanistik te kryeqytetit. Ai ka theksuar se do te coje perpara te gjitha premtimet ne mbledhjen e iniciativave per qytetaret, apo edhe Town Hall-et. Por, me nje kusht: Cdo vendimmarrje do te behet duke degjuar zerin e qytetareve.

Plani

Mbledhja ka nisur me nje batute per shkak te voneses se nenkryetarit te bashkise, Edmond Panariti. “Sic duket, edhe nenkryetari ka rene viktime e trafikut, sic na ka ndodhru te gjitheve”, tha Basha. Ne nisje te fjales se tij, ai ka theksuar domosdoshmerine “per te zgjidhur njehere e mire luften e perditshme midis qytetit te vjeter dhe grackave, qe ai ngre per qytetaret ne cdo cep te tij qe nga sheshi "Skenderbej" i bllokuar tek trafiku i asfiksuar ne oret e mengjesit dhe te pasdites, tek qyteti pa sy, pa semafore, tek trotuaret e pushtuara”. Sipas tij, plani synon te zgjidhe konfliktin artificial mes qytetit dhe qytetareve, te zgjidhe problemin e rritjes demografike, problemin e trafikut dhe te grackave te tjera me te cilat hasen qytetaret e Tiranes cdo dite. Sipas kryebashkiakut Basha, plani do te jete gati brenda 10 muajve dhe kjo eshte nje sfide jo e vogel. Mbledhja e djeshme me perfaqesues te botes akademike, por edhe me eksperte te fushes, u cilesua nje fillim i mbare, ndersa u be me dije se ky grup konsultativ do te mblidhet ne menyre periodike per te diskutuar dhe debatuar rreth planit urbanistik qe synohet te hartohet brenda majit te vitit te ardhshem.

Diskutimet

Te pranimit kane shprehur gatishmerine per te dhene ndihmen e tyre ne hartimin e planit, ndersa kane dhene edhe sugjerimet e tyre. Ish-keshilltari i kryeministrit ne fushen e urbanistikes Besnik Aliaj, i kerkoi zotit Basha qe te vleresoje ne nje mase konsultat, por rolin kryesor sipas tij duhet ta luajne teknicienet. Aliaj kerkoi qe te vleresohet edhe ajo qe eshte bere me pare. "Bashkia duhet te jete ne gjendje te jape orientime se ku mund te ndertohet nje shtepi ne nje truall te caktuar, ku mund te shkoje dhe te bashkepunoje me sektorin privat, ku duhet orientuar sektori privat qe te pergatise banesa", tha Aliaj. Basha nga ana e tij, theksoi se puna e bere deri tani nuk shumezohet me zero, por nje analize e mire e dokumenteve te politikave apo te planeve te hartuara ne keto 20 vite, do te perbeje fazen e pare te domosdoshme nga e cila do te kaloje puna e bashkise, duke nisur nga dokumenti i fundit i hartuar, qe njihet nga publiku si “Plani zviceran”. I pyetur nga te pranishmit ne lidhje me sheshin "Skenderbej", Basha konfirmoi qe do te nderhyhet dhe nuk do te respektohet projekti i meparshem.

Diskutimet e plota ne panelin konsultativ:

Flamur Kuci: Grup i punes do te trajtoje ceshtjet e zhvillimit strategjik, per Bashkine e Tiranes. Informacioni i vene ne tryeze per to do te formulohet nga nje grup teknik ekspertesh, ne bashkepunim me universitetet shqiptare, me disa universitete private. Pra, praktikisht opsione te tilla si, investime te rendesishme ne fushen e transportit publik, opsione te ndryshme mbi sistemin e menaxhimit te mbetjeve urbane, opsione te ndryshme per sistemin infrastrukturor apo sistemin e trajtimit te ujerave per kryeqytetin, te gjitha keto debate ne shpresojme qe permes nje platforme profesionale, t’i shtohen ne tryeze ketij grupi strategjik.

Jorgaq Kacani: Universiteti Politeknik i Tiranes ve ne dispozicion potencialin e madh te studenteve qe ne kemi dhe jane specialistet me te mire qe ne do te pergatisim dhe qe neser do te punesohen ne Bashki e kudo. Ne kemi stafin akademik, i cili do te beje kualifikimet e veta per master, per doktorature etj dhe te gjithe produktin e vet, ta kete pikerisht produktin e Bashkise se Tiranes. Kjo do te jete nje pergjegjesi e gjithsecilit, per te realizuar me te bukuren. Jam dakord te institucionalizojme marredheniet dhe te nenshkruajme nje kontrate midis Universitetit Politeknik dhe Bashkine e Tiranes.

Besnik Aliaj: Personalisht flas nga dy pozicione edhe si anetar i Keshillit Bashkiak, qe do te perpiqem te jap kontributin maksimal, por edhe si perfaqesues i nje institucioni akademik, i specializuar per kete ceshtje. Mendoj se ky proces duhet te kete nje lidership te qarte te grupeve, qofte grupi teknik qe do te beje konkretisht punen, qofte edhe te ekipeve te cilet do te mbeshtesin me vendosjen te atyre filtrave realizues te planit, per te garantuar qe procesi shkon ne te mire te qytetareve e jo te grupeve te caktuara, apo individeve te caktuar.

Kujtim Cashku: Berthama, kerthiza e qytetit qe eshte sheshi “Skenderbej” eshte nje gje e pare dhe imediate. Ne nje takim qe kemi pasur me shoqaten “Tirana”, une kisha hedhur idene qe te pakten te behet “nje ngrirje” dhe ajo qe do sugjeroja eshte qe ai shesh te kthehet ne nje park vienez, per te mbjelle gjelberim atje e per te hapur arteriet, rruget. Kjo eshte nje nder gjerat prioritare, duke qene se do te fillonte te qetesohej ky tension i brendshem brenda shoqerise. Nje shenje pozitive eshte ajo, qe po punohet ne rrugen e Elbasanit, per Unazen e Madhe.

Dhori Kule: Vleresoj kerkesen per takim, eshte vazhdimesi fillimi i punes, pas perballimit te suksesshem te fushates. Cdo kryetar bashkie, ne vendet e tjera te botes e ka me te thjeshte se sa kryetari i Bashkise se Tiranes, me problematikat e shfaqura ne kete qytet. Ne, kete grup pune e shohim si nje pjese te sfides, se ciles duhet t’i bashkengjisim pergjegjesite tona. Per here te pare, Universitetet, si pjese e botes akademike, me potencialet e tyre inxhinierike, ekonomike, te gjejme hapesira, per t’u bere pjese e debatit e per te kontribuar ne kete sfide, qe kemi ndermarre per qytetin tone”.

Arben Tafaj: Falenderoj organizatoret per takimin, pasi eshte nje faze e re ne historine e Tiranes, na jepet nje shans per te kaluar ne demokraci referendare dhe eshte gjithashtu nje ogur i mire. Nga pervoja e gjate, ne raport me planet rregulluese, por edhe nga qendrimet e qytetareve, lidhur me ate periudhe qe kaluam, mendoj se perpjekjet tona per planin rregullues nuk do te jene te lehta. “Thembra e Akilit”, ne Planin Rregullues ishte hermetizimi, ku vendimmarrja qytetare ishte thjesht demagogji, vendimet u moren vetem nga nje grupim individesh. Krahas veshtiresive teknike ky plan nuk duhet te anashkaloje asnje nga interesat e grupeve te caktuara sociale.

Zhani Ciko: Per mua, nje nga bilancet me te rendesishme eshte ajo zgjidhje, qe do te ofrohej edhe nga pikepamja kulturore dhe e kultures se bashkejeteses. Duhen pasur parasysh resurset natyrore dhe vlerat historike qe ka Tirana e po ashtu edhe resurset, ne drejtim te mjediseve kulturore. 100 vjetorin e Pavaresise nuk mund ta presim me aspekte te tilla konfliktuale si sheshi Skenderbej. Puna me komunitetin mund t’u jape zgjidhje e te realizoje shume gjera”.

Artur Roshi: Jam i nderuar qe marr pjese ne kete proces. Z. Basha po realizon premtimet e fushates se tij elektorale, po degjon zerin e te gjithe qytetareve, Basha ka nje vizion qe duhet vleresuar, eshte vizioni qe duhet te kete Tirana. Plani urbanistik eshte nje hap qe sjell progres dhe duhet pare si ceshtje kombetare, eshte nje ceshtje e gjithe qytetareve te Shqiperise. Ndihem krenar qe jam pjese e kesaj tavoline dhe eshte nje kontribut per brezat qe vijne.

Andrea Maliqari: Ajo qe doja te theksoja jane tre elemente te rendesishem, ne hartimin e ketij plani. Se pari sfida, se dyti vleresimi dhe se treti pjesemarrja. Qyteti i Tiranes, sic ju thate ka disa elemente te rendesishem. Konsulenca e huaj eshte aq e domosdoshme, ne hartimin e ketij plani Si rrallehere ne historine e Bashkise, bota akademike eshte kaq prezente ne kete plan rregullues, Se treti, me rendesi eshte pjesemarrja e gjere e qytetareve ne kete plan rregullues dhe se katerti, transparenca.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›