E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nga Dickens te Greene

Shume klasike te letersise boterore jane shkruar brenda nje kohe fare te shkurter. Sot eshte krijuar edhe nje cmim per autoret e shpejte Ku nje kryeveper shkruhet per nje muaj

Nese shkrimtari amerikan Jack Kerouac e shkroi romanin Ne rruge ne vitin 1957 per vetem per tri jave atehere perse te mos e provojne te gjithe se mund tia dalin mbane. Qindra mije shkrimtare te shperndare ne te gjithe boten kane pushtuar sajtin e internetit te National Novel Writing Month me doreshkrimet e tyre per tu bere pjese e konkursit per romanet e shkruara brenda 30 diteve. Ideja e cmimit sipas asaj qe raporton nje gazete britanike ka lidhje me krijimin e kryeveprave te tyre me 50 mije fjale brenda nje muaji. Nga ana tjeter nese historia e letersise eshte e mbushur plot me vepra qe kane kerkuar vite me radhe per tu bera libra tani nuk vlen me ligji i kohezgjatjes. Keshtu nese per librin Te fejuarit te shkrimtarit italian Aleksandro Manzoni iu deshen plot dhjete vjet nje prej gjiganteve te letersise franceze Stendalit ne te njejten kohe me te per te shkruar Manastirin e Parmes iu deshen vetem 52 dite. Mendohet se romani u shkrua ne Paris ne nje ndertese ne rrugen Caumartin nga 4 nentori deri ne 26 dhjetorin e vitit 1838. Sherbetoret e kishin urdher qe te gjitheve atyre qe e kerkonin shkrimtarin e qe mund ta shperqendronin nga puna tu pergjigjeshin me fjalet Zoteria ka dale per gjah. Gjithcka u mblodh se bashku ne mendjen e Stendalit dhe me 4 nentor 1838 ai e mbylli veten ne apartamentin e tij ne Paris dhe filloi te diktoje ate cka do te behej Manastiri i Parmes. Vetem gjashte jave ai i dergoi gjashte letra te medha me pune te perfunduar kusheririt te tij duke i kerkuar qe ti gjente nje botues i cili u gjet brenda muajit te ardhshem. Fatkeqesisht botuesi donte ta mbante koston e ulet duke i kerkuar vazhdimisht Stendalit ta kufizonte doreshkrimin e tij. Ai qe fare mire pergjegjes per nderprerjen e vecante te kapitullit te fundit ne te cilin manastiri me te njejtin emer futet per here te pare ne paragrafin e parafundit te romanit. Te gjitha karakteret kryesore jane shpalosur papritmas dhe me ngut ne pak fjali. Joseph Heller punoi plot tete vjet per te nxjerre ne drite Koma 22 ndersa Carls Dikens i mesuar me ritmin e shkrimeve qe bente neper gazetat e kohes e shkroi Nje kenge gazmore per Krishtlindje per vetem gjashte jave. Cilat do qe te ishin meritat apo te metat e Kengeve te krishtlindjeve ato jane vertet kenge fetare ne kuptimin qe jane te shkurtra te drejtperdrejta dhe i pershkon nje kor anembane. Shembuj te tille nuk mungojne. Graham Greene e mbaroi Misioni i fshehte per vetem gjate jave nen efektin e amfetamines. Shkrimtari ishte duke shkruar Pushteti dhe lavdia dhe kishte nevoje per para. Po gjashte jave ishte edhe koha qe iu desh William Faulkerit per te shkruar Ndersa vdes. Historia e funeralit grotesk te Addie Bundren eshte nje histori ku ndergjegjja e autorit eshte ngjeshur ne pak me shume se nje muaj gjate turneve te nates ne nje central elektrik ndersa si tavoline per te shkruar perdorte nje karroce dore te shkaterruar. Edhe per Kelthitja dhe mllefi romanin e katert William Faulkner nuk iu desh shume kohe. Ai u publikua ne vitin 1929 dhe konsiderohet si kryevepra e pare e ketij autori. Ngjarja zhvillohet ne vendin e Joknapatufa-s nje vend i krijuar nga fantazia e autorit. Ky eshte vendi ku zhvillohen ngjarjet e 15 romaneve dhe novelave te Faulknerit dhe per nga pershkrimi ngjan me Misisipin e veriut ku autori kaloi pjesen me te madhe te jetes. Shume kritike lavderojne te veprat e Faulknerit temat humaniste universale. Libri u publikua ne vitin e krizes se madhe te bursave kohe kur shitjet e te gjitha mallrave qene shume te dobeta. Perkundrazi vetem 26 dite iu deshen Dostojevskit per te perfunduar Lojtarin ku introspektiva autobiografike mbi brejtjen e pasionit per kumarin nderlidhet me persekutimin nga borxhet fajdexhinjte. Shkrimtari rus qe ne ate kohe ishte duke shkruar Krim dhe ndeshkim i kishte borxhlinjte pas shpine dhe per kete arsye duhej patjeter te fitonte ca para. Muriel Sparku shkrimtares se lindur ne Edimburg i mjaftuan 30 dite per vepren e saj Vitet e shkelqyera te zonjes Jean Brodie. Po sot Ne listen e italianeve qendron Andrea Camilleri aq shume kreativ dhe prodhimtar sa nuk mund te mos ishte i shpejte. Edhe Simenon ishte shume i shpejte. Ai qendronte per rreth 12 ore me radhe perpara makines se shkrimit duke kaluar rekordin e 80 faqeve ne dite. Luigi Pirandelo qe arrinte te shkruante me shume vepra brenda nje viti shkroi I ndjeri Matia Paskal gjate neteve qe qendronte zgjuar per tu kujdesur per gruan e tij te paralizuar. Pavesi ishte i njohur per aktivitetin e ethshem narrativ. Nga viti 1947 deri ne 1948 publikoi Shoku Shtepia ne koder Burgu Djalli mbi kodrina. Por per shkrimtaret e sotem kohet per te shkruar nje liber jane shkurtuar shume. Megjithate perfundimi eshte thuajse i njejte shkruajne shpejt ne rastin e ndonje urgjence intime. Ata qe duan pa problem mund te prodhojne 40 apo 50 faqe brenda nje nate. Sigurisht qe prova e Kerouac mbetet e pathyeshme. Libri i shkruar per tri jave u shtyp ne nje rolon letre per makina shkrimi rreth 36 metra te gjate. Letra u shit ne ankand per nje shifer prej dy milione dollaresh.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›