A jemi ne politeiste
Kur Vaso Pasha do te shkruante ne fund te lsquo800-s se lsquofeja e shqiptarit eshte shqyptaria besoj do te kishte parasysh me shume se nje thirrje kombetare per shpetimin e kombit faktin se bashkekombesit e tij nuk ishin edhe aq fetare sa ky element te perbente nje celes propagande apo thirrjeje per zgjim kombetar por ishte e kunderta pra fakti qe nuk ishin fetare aspak.82328232Ne ditet e sotme ndajme te gjithe te njejtin mendim se te shqiptaret edhe pse te ndare ne disa fe ekziston tradita e mire e tolerances fetare dhe e nje harmonie bashkejetese midis feve te ndryshme gje qe na ben te krenohemi dhe ta trumbetojme si nje vlere te madhe te shoqerise sone. Dhe padyshim qe eshte e tille.8232Gjithashtu jane te shumte ata qe mendojne se shqiptaret jane popull pagan dhe kjo shihet ne shume artikuj dhe forume ku njerezit shprehen per kete teme. Edhe pse termi lsquopaganizem haset shpesh asnje nuk e ka te qarte domethenien e sakte te tij por perdoret si argument per te deshmuar se ne shqiptaret jemi te shkeputur nga feja qe nuk ka rendesi te madhe ne jeten tone te perditshme e deri diku edhe ne sensin e te thenit si te lsquopa fe jo ne kuptimin negativ te fjales.82328232Por pse mendohet qe ne jemi pagane dhe pse ne shoqerine shqiptare ka ekzistuar toleranca fetare Asnje nga keto dy argumente nuk shpjegon sakte thelbin e tyre ndaj dhe marrin tone propagande.82328232Per tolerancen ne pergjithesi mund te themi se eshte karakteristike e shoqerive apo individeve te civilizuar te emancipuar qe dine te dallojne qarte kufijte e jetes se tyre me ato te te tjereve. Eumlshte e cuditshme qe nje shoqeri e prapambetur si jona ne kohe te ndryshme shume larg civilizimit europian te kete pasur nje tolerance te tille qe dhe vendet me te zhvilluara na e kane zili. Toleranca na vjen nga civilizimi Absolutisht jo. Arsyeja e vetme dhe e qarte qe shqiptaret kane qene dhe jane tolerante eshte se atyre nuk u behet shume vone per fene nuk e kane ate si tregues te identitetit te tyre dhe as pjese perberese te jetes se tyre te perditshme. E kam fjalen ne pergjithesi duke mos marre parasysh grupe te caktuara religjiozesh apo besimtaresh qe jane nje pakice e vogel.82328232Gjate komunizmit ne ishim i vetmi vend ateist ne bote. Edhe Bashkimi Sovjetik e vendet e tjera te diktaturave komuniste pavaresisht se denigruan fene dhe propagandonin kunder saj nuk arriten kurre ta ndalonin ate te mbyllnin vendet e kultit e te shpallnin te jashteligjshme praktikimin e riteve te saj. Dhe jo cuditerisht shumica e popullsise shqiptare gjate asaj periudhe e mbeshteste kete duke bere qe dhe sot numri i atyre qe konsiderohen ateiste te jete jo pak i ndjeshem.82328232Ndersa ata qe mbrojne teorine e popullit pagan kerkojne te shkeputen nga debatet religjioze. Ata gabojne ne terminologjine e tyre sepse te jesh pagan nuk do te thote qe te mos besosh ne Zot por te besosh ne shume zota. Paganizmi si nje nga format me te vjetra te fese ne bote praktikuar pothuaj ne te gjitha kulturat e hershme e qe ne sot e njohim me emrin mitologji ishte feja politeiste pra qe besonte ne shume perendi ku secila kishte funksionin e saj.82328232Perkrahesit e paganizmit sot edhe pse argumentojne ne menyre te gabuar kane te drejte sepse shoqeria shqiptare eshte me teper pagane sesa e kunderta. Po te shohim kalendarin e festave e vecanerisht se cfare ndodh gjate tyre veme re se shqiptaret festojne te gjitha ditet fetare sipas menyres se tyre. Keshtu ndodh kur eshte Bajrami. E bejne ne menyre pagane pa qene nevoja te shkojne ne xhami. Kur jane Krishtlindjet edhe pse jemi nje shoqeri me shumice myslimane perseri gjithe vendi zien nga atmosfera e festes. Dhe mesazhe urimi u dergojme te gjithe te dashurve tane duke harruar se cfare besimi i perkasin. Po ashtu festojme edhe Vitin e Ri qe eshte feste kristiane bazuar ne kalendarin Gregorian si dhe diten e veres apo ndonje feste tjeter qe nuk ka lidhje me fene. E njejta gje ndodh edhe per ata me mistiket qe duan te kerkojne fatin e tyre ne vende te shenjta. Mjaftojne qe te shkojne po se jane teqe bektashinjsh kisha ortodokse apo katolike nuk bejne dallim.82328232Festojme festat e te tjereve dhe e kunderta. Ja pra qe ne shqiptaret me shume se monoteiste pavaresisht fese qe i perkasim veprojme si politeiste per te cilet feja nuk ben diferencim por rendesi ka qe besojne.