Luan Rama: Bashkëpunim për t'i dhënë zgjidhje grevës
Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka ftuar Partinë Socialiste për një bashkëpunim politik për t'i dhënë një zgjidhje grevës së urisë e cila ka arritur në ditën e saj të 12. Luan Rama ka theksuar se kjo çështje duhet të marrë një zgjidhje për një kauzë më të madhe siç është ajo e Shqipërisë europiane. Ndërkohë që nuk ka hezituar të shprehë keqardhjen për sakrificën e grevistëve dhe t'i kërkojë Ramës të mos vërë në rrezik shëndetin e tyre.
Greva e urisë e Partisë Socialiste ka hyrë në ditën e 12. Edhe pse ka pasur disa takime të presidentit Topi me përfaqësitë e huaja në Shqipëri ende kjo çështje nuk ka marrë një zgjidhje.
Greva e urisë e Partisë Socialiste ka hyrë në ditën e 12. Edhe pse ka pasur disa takime të presidentit Topi me përfaqësitë e huaja në Shqipëri ende kjo çështje nuk ka marrë një zgjidhje.