E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lohan: Dialog konstruktiv mes partive

Një ceremoni organizuar nga delegacioni i BE-së në vendin tonë me rastin e Ditës së Europës ka mbledhur në një vend krerët më të lartë të vendit, presidentin e Republikës Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha dhe kryetaren e kuvendit Jozefina Topalli.

Ambasadori i KE-së, Helmut Lohan në fjalën e rastit ndër të tjera theksoi se duhet dialog politik konstruktiv mes partive.

"Robert Shuman flet për arritje konkrete dhe kjo më sjell ndërmend arritjet konkrete që duhet të bëjë Shqipëria në kuadër të integrimit europian. Nuk është rastësi që një ditë me parë, Këshilli i Stabilizim Asociimit BE-Shqiperi theksoi rëndësinë e një dialogu konstruktiv mes partive në vend", u shpreh Lohan.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›