Kriza politike, Topi pret ambasadorët Uithers dhe Montobio
12/05/2010 Presidenti i Republikës intensifikon takimet me ndërkombëtarët
Në kuadër të përpjekjeve të tij si kryetar shtetit, Presidenti i Republikës ka intensifikuar takimet e tij me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët. Dje paradite ai priti në zyrën e tij Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Xhon Uithers dhe Ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës, Manuel Montobio de Balanse. Spanja është vend i cili mban edhe presidencën e radhës së Bashkimit Evropian. Situata politike në vend dhe reforma në gjyqësor ishin dy çështjet që palët kanë diskutuar përgjatë një takimi që zgjati më shumë se një orë. Njoftim i shkurtër i presidencës ndër të tjera thekson nevojën e vazhdimit të reformës në gjyqësor. “Gjatë takimit u bisedua rreth situatës më të fundit politike në vend, përpjekjeve, mundësive e rrugëve kushtetuese dhe institucionale për të zgjidhur në një kohë sa më të shpejtë dhe normalizuar situatën politike në vend. Në këtë kuadër, Presidenti Topi dhe Ambasadori Uithers e Ambasadori Montobio diskutuan edhe për nevojën e vazhdimit të reformës në gjyqësor duke nënvizuar rëndësinë e një sistemi gjyqësor plotësisht të paanshëm e profesional”, - thuhet në këtë njoftim. Rëndësia e rifillimit sa më të shpejtë të dialogut politik institucional, është vlerësuar nga bashkëbiseduesit një hap sa i domosdoshëm, aq edhe i rëndësishëm për kapërcimin e situatës së krijuar dhe zgjidhjen e saj në kërkim të ruajtjes së standardeve institucionale dhe të forcimit të vlerave demokratike në Shqipëri dhe ecurisë së suksesshme drejt integrimit të plotë të saj në Bashkimin Evropian. Takimi i numrit një të shtetit me përfaqësuesit e lartë diplomatik në vendin tonë, është i dyti brenda një kuadri të shkurtër kohor. Para katër ditëve Presidenti i Republikës, shkoi e takoi në rezidencën e tij ambasadorin e SHBA-së në vendin tonë, Uithers, ndërsa priti në zyrën e tij kreun e Delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë, Ambasadorin Helmut Lohan, si dhe Ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës në vendin tonë, Manuel Montobio de Balanse, me të cilët zhvilloi një bisedë për situatën më të fundit politike në vend. Më herët, po atë ditë Kreu i Shtetit takoi edhe Zv/kryeministrin Ilir Meta. Partia Socialiste para dy ditëve përmes sekretarit për çështjet ligjore, Fatmir Xhafaj, gjithashtu njëri prej grevistëve, renditi listën e gjatë të kërkesave të saj për të ndërprerë grevën e urisë, në krye të së cilës ishte transparenca e zgjedhjeve të 28 qershorit.
Kushtet e socialistëve
Transparencë: e pakushtëzuar përmes hetimit parlamentar të zgjedhjeve të 28 qershorit duke nisur nga kutitë; në funksionimin e Kuvendit, me qëllim garantimin e kontrollit kushtetues ndaj qeverisë; të shifrave të ekonomisë; në përzgjedhjen e kandidaturave për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartës; mbi hetimin e vrasjes së deputetit Xhindi; Përfaqësimin e ekuilibruar të mazhorancë-opozitës në drejtimin e komisioneve të përhershme dhe delegacioneve parlamentare; Kufizimin e imunitetit ndaj akuzave për korrupsion; Arritjen e konsensusit për miratimin e ligjeve të rëndësishme të sistemit të drejtësisë;
Oferta e PD-së
Mazhoranca përmes kryeministrit Sali Berisha deklaroi dy ditë më parë se ngërçi politik mund të kapërcehet vetëm duke respektuar Kushtetutën e vendit. Në mbledhjen më të fundit të Grupit Parlamentar, ai tha se mazhoranca i ofron dy mundësi opozitës për të kapërcyer këtë situatë: dërgimi i pretendimeve në Gjykatën Kushtetuese ose në Strasburg; pjesëmarrja e opozitës në komisionin e posaçëm parlamentar për të hetuar procesin zgjedhor. Kreu i ekzekutivit nuk përmendi dy ofertat e tjera: hetimin e zgjedhjeve nga 100 prokurorë të pavarur dhe lënien në dorë të opozitës të të gjitha ndryshimeve ligjore në Kodin Zgjedhor.
Punimet e Kuvendit
Pavarësisht mungesës prej opozitës përveç komisioneve edhe në seancat parlamentare, Kuvendi vijon rregullisht punimet e tij. Pas lënies së bojkotit dhe rikthimit të deputetëve të opozitës në parlament vetëm në diskutimet e lira përgjatë 60 minutave, në seancën e fundit parlamentare, atë të 6 majit, ajo mungoi sërish. Nisja nga socialistët para 12 ditëve të një beteje të re, futja në grevë të urisë rikthen seancat e dikurshme parlamentare, ku në të ishte pjesëmarrëse vetëm mazhoranca. Ashtu si gjashtë muajt e parë të legjislaturës, Kuvendi do të vijojë punimet e tij duke diskutuar dh miratuar ligje vetëm me votat e mazhorancës.
Reagimi
Topi: S’kam instrumente ligjorë
Në reagimin e tij të së hënës, Presidenti i Republikës u deklarua i pafuqishëm për të ndërhyrë tek dy forcat kryesore në vend, në mënyrë që ato të ulen dhe të gjejnë kompromisin e munguar të këtyre ditëve. Ai u kërkoi palëve që të gjejnë gjuhën e kompromisit siç bënë me ndryshimet kushtetuese të 21 prillit, dy vite më parë. “Presidenti ka vullnetin, ka predispozicionin, ka dëshirën që të vendoset dialogu, të rifillojë komunikimi institucional. Presidenti nuk ka në dorë asnjë instrument ligjor që të detyrojë palët. Kjo ka qenë arsyeja që në mënyrë të vazhdueshme, unë kam thënë: ‘gjithçka varet nga vullneti politik i partive’”, - tha Topi duke nënvizuar se gjithçka është në dorë të palëve.