E Shtunë, 31 Tetor 2026

Politika e Jashtme Romni kritikon Obamen

Kandidati republikan për president Mit Romnet ka kritikuar presidentin Obama mbi politikat e jashtme, duke bërë thirrje për një“ndryshim kursi” në Lindjen e Mesme. Lidhur me situatën në Lindjen e Mesme ai ka thënë se “shpresa nuk është një strategji”
Gjatë një fjalimi në institutin ushtarak të Virxhinas ai ka kritikuar Shtëpinë e Bardhë për sulmin në Libi, ku mbeti i vrare ambasadori amerikan.

“Sulmi ne konsullatën tonë në Bengazi në 11 shtator ishte vepër e të njëjtave forcave që sulmuan vendin tonë në 11shtator të 2011”.
Ai ka kritikuar vazhdimisht presidentin për njeë politikë të jashtme që ai beson se ka lënë SHBA më pak të respektueshme dhe më të dobët në botë.

Për sa i përket Iranit, Romney ka thënë se nuk do të hezitojë të vendosë sanksione të reja dhe se do të bashkëpunojë me Izraelin. “Për hir të paqes, duhet të jemi të qarte tek Irani përmes veprimeve tona dhe jo vetëm me fjalë, se qëllimi i tyre bërthamor nuk duhet të tolerohet”.
Ky është fjalimi i parë i rëndësishëm i Romney që pas debatit të parë, që u përqëndrua mbi ekonominë amerikane. Obama gjerësisht u pa si një humbës i këtij debati, pasi performanca e tij nuk ishte shumë aktive.
Ndërkohë që debati mes kandidatëve për zv/president mes Joe Biden dhe Paul Ryan do të zhvillohet të enjten.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›