Luan Rama: LSI është forcë përcaktuese e pushtetit
Share
Edhe pse i dëgjojmë shpesh ta përkufizojnë veten si partia e integrimit, përfaqësuesit e LSI-së, kur vjen fjala tek pushteti, nuk ngurrojnë që ta pohojnë se për ta është shumë i rëndësishëm. Kjo gjë është pohuar edhe nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së, Luan Rama, gjatë një vizite në Burrel.
Sipas tij, tashmë LSI është një parti kyçe në politikën shqiptare, por sidomos për pushtetin. Luan Rama ka thënë se LSI-ja është forca përcaktuese për pushtetin në vend.
Më pas nuk harroi që të përsëriste refrenin e zakonshëm se LSI është një forcë e integrimit europian të Shqipërisë dhe si e tillë ajo ka dhënë dhe vazhdon të japë kontributin e saj në plotësimin e kushteve të Bashkimit Europian.