E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehen përmbytjet në Shkodër

Share

Duket e pabesueshme, por në zonën e Nënshkodrës, parcelat e mbjella me kultura bujqësore, po shndërrohen në rezervat peshku. Pasi u është dëmtuar gjithë prodhimi bujqësor, fermerëve nuk u ka mbetur tjetër veçse të hedhin grepat për të zëne peshqit qe i ka marrë rrjedha nga lumi Buna. Gjatë 24 orëve të fundit harta e përmbytjeve në rajonin e Shkodres është dyfishuar duke arritur në 400 hektarë. Dëmet më të mëdha raportohen në komunën Ana e Malit. Krahas qindra hektarëve tokë, në Manati të Lezhës uji ka përmbytur edhe të paktën 10 shtëpi. Bllokimi i kolektorëve nga ndërtimet pa leje ka bërë që përroi i fshatit të vërshojë drejt banesave aty pranë. Ndërsa kreu i komunës së Kolshit ia faturon përgjegjësinë për këtë gjendje paraardhësit të tij, duke premtuar akordimin e një fondi për këtë problem. Problematike mbetet situata nga reshjet edhe në fushën e Torovicës, ku rezultojnë të përmbytura 700 hektarë tokë./Vizion Plus

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›