Meta: Zgjedhjet e 8 majit janë të rëndësishme
"Zgjedhjet e 8 majit janë të rëndësishme. Qytetarët tashmë janë të vetëdijshëm se për kë do të votojnë, pasi LSI ka arritur të realizojë në një kohë të shkurtër liberalizimin e vizave". Kështu deklaroi kreu i LSI-së Ilir Meta në vijim të një turi paraelektoral, sikurse sot në qytetin e Gjirokastrës.
“Zgjedhjet vendore, zgjedhjet e kryetarëve të rinj të Bashkive dhe komunave sepse ata do shikojnë problemet e qytetarëve më tej. Ju do të jeni në gjendje të zgjidhni burrat, gratë dhe të rinj në Këshillat në Gjirokastër, një kontribut i LSI-se që do të finalizohet në datën 8 maj dhe kjo do të ndodhe në mënyrë të shkëlqyer në Bashkinë e Gjirokastrës”.
“LSI-ja qëndron e vendosur në vlerat e saj duke ofruar energjitë e saj, duke çuar politikën drejt standarteve europiane”. Me anë të këtij mesazhi, Meta thekskoi se kjo forcë mbështet tek rinia dhe beson tek angazhimi dhe tek potencialet e pashtershme rinore.
“Gjatë fjalës së tij, Kreu i LSI-së hodhi sërish akuza ndaj forcës kundërshtare, PS-së duke theksuar se kjo forcë vë në dukje interesat personale, politikën e alternativës zero, politikën e rrugës për ta kthyer prapa”.
Përballë simpatizantëve, Meta deklaroi:
“Duhet thënë jo kësaj politike antieuropiane. Ne arritëm objektivin kryesor, heqjen e vizave për të gjithë Gjirokastren dhe gjithë Shqipërinë” tha me tej Meta.