Vlore zjarr makines se gazetarit
Vlore-Dy vatra zjarri ne pjesen e parme dhe te pasme te automjetit te tipit Fiat ngjyre e bardhe e kane shkrumbuar ate teresisht.
Rreth ores 05.30 te mengjesit te se shtunes automjetit i gazetarit Gentian Bellaj i parkuar ne afersi te baneses se tij ne lagjen lirim i eshte vene zjarri.
Pas evidnetimit te flakeve eshte njoftuar menjehere zjarrfikesja e cila ka mberritur ne vendgjarje dhe ka finalizuar shuarjen e zjarrit.
Policia dhe ekspertiza ka analizuar vendgjarjen ndersa kane marre ne pyetje edhe gazetarin Gentian Bellaj i cili punon per nje media kombetare.
Ne deponimin e dhene inspektoreve ai ka deklaruar se ska konflikte personale ndersa dyshon se djegia e makines se tij me siper logo te televizionit eshte bere per shkak te detyres.
Policia ka nisur hetimet dhe ka dyshime se zjarrvenia ka qene e qellimshme gjithsesi raporti i plote i ekspertizes nuk ka dale ende. Hetimet vijojne.