E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luan Rama Nuk kemi kohe te humbasim

LSI-ja mbetet ne qender. Bie opsioni i bashkepunimit me Edi Ramen

Grafiku i komenteve politike per nje aleance te re mes Partise Socialiste dhe Levizjes Socialiste per Integrim konsiderohen nga kjo e fundit si nje humbje kohe. Numri dy i saj Luan Rama i cilesoi qendrimet e fundit te kreut socialist Edi Rama lajthitje e me keq halucinacione te nje humbesi profesionist. Duke folur per procesin zgjedhor qe ka perfshire partine ku ai ben pjese Luan Rama ka komentuar edhe deklarimet e fundit te kryetarit te PS-se ne nje komunikim qe duket se e mbyll historine dhe perspektiven e bashkepunimit PS-LSI. Ka nje trend te madh prurjesh dhe anetaresimesh ne Levizjen Socialiste per Integrim me sens ne menyre te vecante te orientuar drejt te rinjve te rejave dhe intelektualeve. Keshtu qe nga ky nivel ceshtjesh parimore nuk denjoj te zbres dhe te merrem me komplekset fiksimet apo pengjet e nje humbesi profesionist dhe te pandreqshem tha Rama. Me kete pergjigje ka reaguar ai ndaj nje pyetjeje qe lidhej edhe me ceshtjen e Kastriot Islamit dhe replikave ndaj Rexhep Meidanit ne PS duke nenkuptuar sado kalimthi se LSI-ja mbetet e hapur per prurje dhe kontribute. Per te rikonfirmuar qendrimin e LSI-se ne adrese te PS-se Luan Rama ka saktesuar madje me modesti sic u shpreh ai se bashkepunimi me seline roze eshte i pamundur dhe problemi ne kete rast sipas tij ka nje emer Edi Rama. Me lejoni te perseris dhe nje here me shume realizem dhe me shume modesti qe nuk kemi kohe te humbasim me lajthitjet dhe halucinacionet e nje humbesi te pakorrigjueshem apo te nje humbesi profesionist vijoi ai. Me tej procesi zgjedhor dhe riperteritja e strukturave qe po ndiqet si proces ne LSI kane perkufizuar qe tani objektivat politike te saj qe sikurse tha sekretari i Pergjithshem synojne fitoren ne zgjedhjet e ardhshme politike ne vitin 2013.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›