Historia e Paktit te mohuar nga shqiptaret
Marreveshja e delimitimit te zonave nendetare dhe kufijve te tjere ujore mes Greqise dhe Shqiperise e njohur ndryshe nga media si Pakti Detar u nenshkrua ne Tirane me 27 prill 2009 mes ish-ministres greke Dora Bakojanis dhe ministrit te Jashtem shqiptar Lulzim Basha. I shumediskutuar i kontekstualizuar ne pikepamje elektorale pakti ne fjale me gjithe rrezimin e tij nga Gjykata Kushtetuese Shqiptare me 26 janar 2010 ka fituar ne nje veshtrim prapakthyes nje rol te vetin politik. Si fakt me peshe qe i paraprin vete historise se marreveshjes duhet nenvizuar ai i berjes publik te negociatave nga Bakojanis ne nje vizite te saj me 21 mars 2008 pak dite pas incidentit tragjik te Gerdecit sikunder do te shprehej Lulzim Basha ne konferencen e perbashket per shtyp. Kjo ngjarje qe vendosi ne veshtiresi qeverine e Sali Berishes por edhe Shqiperine ne planet e saj per integrim ne NATO mund te lexohet tanime si moment dobesie dhe nje pike mbi te cilen politika do te kerkonte mjete per te rigjeneruar imazhin e saj apo pergjysmuar kostot. Kesisoj pakti i vleresuar me vone si arritje strategjike per Greqine u firmos ne Tirane me 27 prill por instrumentet e ratifikimit parlamentar te parashikuar per tu miratuar ne Athine u pezulluan. Ishte media ajo qe ngriti fillimisht hapur dyshimet mbi pikat e paktit kryesisht mbi koordinatat baze ne disa rajone detare sesa mbi kuadrin strategjik te vete dokumentit te firmosur. Protagonist i kundershtimit te tij e me tej denoncimit u be koloneli ne pension Myslym Pashaj nje oficer karriere i specializuar ne fushen e hartografise i cili u ballafaqua madje edhe ne nje debat publik me negociatorin shqiptar Kristaq Gerveni me vone i graduar si kunderadmiral. Sa i perket gjykimit per vleren strategjike te paktit pretendimet fillestare zune fill me nje te drejte per hyrje ne Otranto te Greqise si pasoje e leshimeve ne rajonin e Himares por edhe deklarimet e Bakojanis per fitore strategjike te Greqise referuar faktit se Greqia si shtet nuk ka te delitimuar pervec Italise me asnje fqinj te vetin kufij ujore. Po keshtu ne nje vizite ne Tirane ne tetor te vitit 2009 ministri i Jashtem turk Ahmed Davutoglu do te citonte permes nje opinioni botuar ne shtypin shqiptar rendesine strategjike dhe ekuilibruese te porteve shqiptare qysh prej shekullit te 16-te cka mund te jape nje ide mbi ate sesi mund te lexohet levizja kufitare ne kete zone te Jonit. I ricikluar shume fort mediatiksht debati per paktin detar u kap nga Partia Socialiste e mbetur serish ne opozite per te nisur nje aksion politik qe perfundoi me depozitimin e kerkeses ne Gjykaten Kushtetuese. Rrezimi prej kesaj te fundit duke sjelle ne vemendje leshimin e territoreve dhe mosmarrjen e plotfuqise nga Presidenti e nxori ceshtjen ne siperfaqe si nje problem me karakter diplomatik dhe kushtetues. Qysh atehere dokumenti ka mbetur ne sirtar edhe pse mes paleve ka diskutime dhe komunikime por qe ndalen ne faktin se teksa Greqia kerkon zbatimin e dokumentit fillestar Shqiperia formalisht nuk ka mundesi te beje kete gje.