E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Vota e emigranteve imperativi yne

Kurban emigron ne Selanik. Kreu i PS-se promovon librin e tij prane emigranteve shqiptare

E drejta e votes dhe zbatimi praktik i saj per emigrantet shqiptare hyn ne axhenden e partive politike si prioritet politik. Kreu socialist Edi Rama se bashku me sekretarin per emigracionin Erion Veliaj sekretarin e grupit parlamentar Taulant Balla kreun e Bashkise se Korces Niko Peleshi dhe i shoqeruar edhe nga bashkeshortja Linda Rama ka qene dje ne Selanik ku ka promovuar librin e tij Kurban. Sikunder gjate gjithe takimeve te zhvilluara me kete rast edhe kesaj radhe deklarimet dhe komentet politike nuk kane munguar ne takimet e zhvilluara me qytetaret shqiptare qe jetojne dhe punojne ne Selanik e ku ne vemendje ka qene perspektiva e tyre dhe roli ne zhvillimet ne Shqiperi. Vota e emigranteve eshte pjese e rendesishme e programit te ri te socialisteve. Ajo eshte nje imperativ per PS-ne. Ne Programin e PS secili prej shqiptareve qe jetojne ne emigracion mund te jape kontributin e tij pasi platforma politike e prezantuar ne Kongresin e 5 nentorit ka ende nevoje per ide dhe kontribute. Besoj se ne se bashku e ndajme bindjen qe ne rast se Shqiperia do te ishte tjeter shteti shqiptar do te ishte tjeter dhe menyra sesi do te funksiononte shoqeria dhe vendi yne brenda dhe jashte do te ishte tjeter secili nga ata qe me nje pasaporte shqiptare jetojne jashte do te shiheshin me nje sy tjeter eshte shprehur Rama. Me nje hapje qe fton komunitetin e madh te shqiptareve qe jetojne jashte per te qene me aktive ne zhvillimet politike shqiptare kreu i PS-se ka lene te kuptohet se mundesia e votimit do te kete shume shpejt lehtesite e nevojshme per tu realizuar. Ne rast se deri me sot organizimi i emigranteve per te votuar ka qene nje histori sporadike me aq mundesi se kane ekzistuar ne grupe shume te vogla njerezish ne krahasim me bashkesine e madhe te emigracionit posacerisht ne Greqi sot ky eshte nje imperativ per ju dhe per ne per bashkesine ketu dhe per Shqiperine u shpreh ai. Por me me rendesi eshte arsyetimi i Edi Rames sa i perket integrimit te emigranteve ne jeten ekonomike shqiptare duke e pare ate ne te ardhmen jo si diaspore e re por si nje potencial qe mund te kapitalizohet nisur edhe nga kriza e tanishme greke. Plaga me therese eshte pikepyetja se cdo te behet neser me ju ketu si pjese e kesaj shoqerie qe po kalon nje krize te hatashme. do te behet me te gjitha ato probleme qe vijne ne shtepine tuaj sot per ate arsye qe ju thashe ne fillim qe politika merret me jeten tende cdo dite dhe ti i paguan asaj cmimin. Ne rast se ketu ju skeni pasur shume per te bere ne kuptimin per ta influencuar politiken per arsye qe dihen ne Shqiperi ju keni shume per te bere per Shqiperine ju keni shume per te bere. Kjo do te thote qe ta mendoni veten pjese te procesit politik dhe te ndikoni dhe ndihmoni qe sa me shume prej jush te organizohen dhe te vijne per te votuar tha kreu i PS-se. Pertej politikes takimi ka ballafaquar autorin me lexuesin ne dhenien e autografeve per librin. Nderkohe Rama dhe njerezit qe e shoqeronin kane zhvilluar edhe nje takim me kryetarin e Bashkise se Selanikut Janis Butaris te cilit sikurse njofton selia roze i ka dhene jo vetem librin Kurban po edhe nje dhurate simbolike me elemente te tradites shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›