E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luan Rama hap fushaten e LSI-se ne Burrel

Lëvizja Socialiste për Integrim e rrethit të Matit organizoj në qytetin e Burrelit një takim elektoral për prezantimin përpara qytetarëve matjanë platformën e LSI-së për këtë zonë si dhe kandidatin e koalicionit “Aleanca për Qytetarin” për Bashkinë e Burrelit, z. Skënder Lleshi

Në këtë takim ka qenë i pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së , z. Luan Rama i cili duke vlerësuar punën dhe ndihmën tepër të madhe që LSI-ja ka dhënë në këto dy vjet bashkëqeverisje me PD-në, ka theksuar se ,- ishte LSI-ja ajo që shmangu një problem të madh që i kanosej vendi nëse LSI-ja nuk do të bënte këtë zgjedhje”.Ndaj tha ai, fal këtij koalicioni të gjera ne sot ashtu sikurse vendet e rajonit lëvizim pa viza.

“Qytetarët shqiptarë nuk do të mund të udhëtonin sot pa viza në të gjithë hapësirën Evropiane. Ndaj dhe vota juaj për z. Lleshi dhe për LSI-në është një votë për të respektuar më shumë dhe për t’i shërbyer më mirë qytetarit këtu në Burrel”,u shpreh z. Rama.

Sipas tij, alternativa e LSI-se dhe e këtij koalicioni është një hap përpara për këtë qytet dhe për këtë komuniteti për një jetë më të mirë, për më shumë harmoni në mes të këtij komuniteti të mrekullueshëm.

Duke kërkuar votën për LSI-në, z. Rama ka theksuar se LSI-ja nuk ka ardhur asnjëherë para qytetarëve të vetë pa alternativë konkrete. LSI-ja tha z. Rama edhe në këto zgjedhje lokale ka projekte konkrete, të cilat kanë të bëjnë me rregullimin e infrastrukturës, krijimin e hapësirave të reja pune, hapjen e qendrave trajnimit profesional, etj.

Duke mbetur në këtë argument z. Rama i bëri thirrje atyre socialistëve që gjithmonë kanë punuar pa u lodhur për të parë Shqipërinë sa më afër pjesë e Bashkimit Europian që të votojnë LSI-në dhe kandidatët e këtij koalicioni.

“Ndaj jam i bindur se ne 8 maj duke votuar për “Aleancën për Qytetarin” duke votuar për Skënder Lleshin në 8 maj dhe për LSI, ju votoni për një projekt i cili vë të parin qytetarin e Burrelit. Ju votoni për një projekt i cili merret seriozisht me problemet e qytetarëve me problemin e punësimit ndaj është për t’u përshëndetur vizioni i kandidatëve të “Aleancës për Qytetarin” , sepse duke votuar për ta, ju votoni për familjen tuaj, votoni për të ardhmen tuaj, votoni për të ardhmen e fëmijëve tuaj.


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›