E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luan Rama:Video ishte një montazh i pështirë

Pas publikimit të videos së fshehtë në emisionin “Fiks Fare”, në të cilën publikohet  dialogu mes zv.kryeministrit Ilir Meta dhe ish-ministrit Dritan Prifti, në të cilin bëhen pazare dhe jepen urdhëra për dhënien e tenderave për persona të cilëve u është marrë rryshfet, vjen dhe reagimi nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Luan Rama.
 

Në një reagim të shpërndarë pak çaste më parë për mediat, zyra e shtypit e Lëvizjes Socialiste për Integrim e ka hedhur poshtë përmbajtjen e videos me anë të sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së, duke theksuar se kjo është vetëm një montazh, dhe ky montazh është një pjellë e krimit, duke theksuar se nuk bëjnë asnjë kompromis me krimin.
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Luan Rama tha se “është perdorur serish Dritan Prifti”.
“Këtë radhë në një shfaqje të neveritshme realizuar permes nje montazhi të pështirë, ku ne rolin e një çimke të komanduar nga Edi Rama perpëlitet ne grahmat e fundit, i detyruar ta hedhë vallen sipas vijësjelljes se klaneve kriminale dhe korruptive, qe me largimin e tij nga qeveria humbën instrumentin për realizimin e interesave të tyre kriminale”.
 

Në reagimin e LSI-së theksohet edhe se montazhi është bërë nga Edi Rama. “Neveri për montazhin e pështirë të Edi Ramës”.
Ndërkohë po sonte, per “Levizjen Socialiste per Integrim”, “shfaqje te tilla, pjelle e krimit te organizuar, nuk perbejne asnje shqetesim. Perkundrazi, lufta pa kompromis e deri ne qelizen e fundit ndaj krimit te organizuar dhe veprimtarise mafioze e korruptive mbetet nje konstante e pandryshueshme, nje prioritet gjithnje i pazevendesueshem, nga i cili nuk mund te na largojne makinacionet dhe montazhet e nje çimke te skaduar”.
 

Në përfundim, LSI thotë: “Ne respekt te shtetit ligjor dhe te institucioneve te zbatimit te ligjit, LSI e fton çimkën dhe ate qe e perdor e cilindo qe disponon fakte dhe prova, t`i drejtohen organit te Prokurorisë qe te zbardhet e verteta dhe cilido qe rezulton i implikuar te vihet perpara drejtësisë”.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›