E Shtunë, 31 Tetor 2026

SKANDALI META JA BISEDA E PLOT E PRGJUAR

Biseda eshte realizuar me date 1 mars te vitit 2010. Meta ka shkuar ne zyren e Priftit per te biseduar ose e thene me mire per te dhene direktiva.

Ne fillim te bisedes Meta nxjerr nje bllok ku mban te shenuar te gjitha llogarite qe duhet te kerkoje nga Prifti. Biseda eshte e tensionuar. Duket qe marredheniet mes dy zyrtareve te LSI jane te acaruara. Meta komunikon me Priftin si nje batakci. Ky i fundit vetem sa pohon.

Meta i kerkon ne fillim te bisedes zgjidhjen e nje ceshtje per llogari te nje personi qe quhet Tur Hajdari. Meta e kritikon madje ashper Priftin se perse nuk u jep drejtim ceshtjeve. Me ton te prere ai kerkon nga Prifti qe te zgjidhe problemin e Turit.

Me poshte Prifti ankohet se behet fjale per nje rast ku personi nuk ka as diplome por Meta i thote se perse nuk kishte diplome ndaj ia kishte cuar atij.

Me pas zv/kryeministri shqiptar i kerkon Metes qe te punesoje nje mik te fakultetit si inspektor. Edhe kjo ceshtje mbyllet menjehere pasi Prifti thote se do e beje inspektor.

Meta i kerkon qe te zgjidhe nje ceshtje qe lidhet me Albpetrolin dhe nje person qe quhet Bekim. Prifti thote se mund te anulloje nje marreveshje dhe Meta e urdheron qe ta anulloje.

Muhabeti tensionohet dhe Meta i kerkon Priftit qe te zgjidhe ceshtjen e nje hidrocentrali per nje person qe quhet Gimi. Ky eshte dhe kulmi i bisedes. Priftit i kerkohet qe te jape tenderin pa u zgjidhur disa probleme ligjore te kompanise qe do tenderin e hidrocentralit. Madje Meta angazhohet publikisht se do zgjidhe problemet ligjore pasi thote se e ka mire muhabetin me kryetaren e Gjykates se Larte te ciles i ka rregulluar vajzen ne ambasade. Meta thote se Gimi ka premtuar edhe perqindje per marrjen e ketij tenderi. Meta permend shifren 700 mije. Nisur nga niveli i larte i korruptimit e tenderit kuptohet qe flitet per 700 mije euro.

Ne mes te bisedes Meta e detyron Priftin qe te flase me Gimin dhe ti garantoje atij qe do zgjidhet gjithcka. Ne bisede del emri i doktorit d.m.th kryeministrit qe brenda nje jave sipas Metes e Priftit ka garantuar se do e kaloje dhenien e ketij hidrocentrali. Po ashtu ne bisede shfaqet frika e Metes nga prokuroria dhe mosperdorimi i emrit te tij.

Biseda mbyllet ftohte ashtu sic nisi. Meta urdheron me tone ushtarake qe te mbyllet ceshtja e hidrocentralit. Prifti deklaron Qe sot.

Biseda e regjistruar mes Metes e Priftit

Meta - fare thote puna

Prifti - Mire.

Meta - Tani te dergova nje mesazh ma kishte derguar Turi. Faleminderit per bashkepunimin dhe punen tuaj nr. e telefonit.

Prifti - Po jo mo ia cova Kolit une e pyeta e pyeta ku je.

Meta - Te mos ...

Meta - Ke nje zakon te keq qe mendon se njerezve mund tu besh edhe me nge mua mu be si presion por eshte e kote.

Prifti - ... Ishte tek une nje dite me perpara.

Meta - Ai tha ca gjera qe qendrojne. Ka ndonje problem

Prifti - Po jo cfare problemi te kete

Meta - Pse te behesh E ve re qe shpesh here me njerezit... cfare te keqe ka

Prifti - Ska te keqe mor burre. te keqe ka

Meta - Me mori Turi mua jo me mori Turi jo me tha keshtu jo me tha ashtu.

Prifti - Nuk ka diplome pervecse nuk ka diplome asnje gje tjeter...

Meta - Po perse ta solla une Une mund ta kisha sjelle edhe pa emrin e atij apo jo Mund te mos ia kisha vene emrin fare dhe vari k...

Prifti - Po varja

Meta - fare te keqe ka

Prifti - Jo te keqe nuk ka.

Vjen sekretarja sherben ujin

Meta - I gjen nje zgjidhje

Prifti - Per ke

Meta - Tur Hajdarin.

Prifti - Turin ehe.

Meta - Turi Hajdarin e para.

Meta - E dyta me Lushnjen une kam nje qe duhet ta besh inspektor. Kam detyrim qe e kam pasur ne shkolle eshte marre me LSI-ne. Po qe se duhet bere...

Prifti - Pa diskutim qe do ta bejme.

Meta - E treta...

Prifti - Kete me kontrate do ta veme

Meta - Me letra.

Meta - E treta me Albpetrolin cfare do te besh Per Bekimin si do ta zgjidhesh

Prifti - Do ta zgjidh mos ki merak.

Meta - Zgjidhe pra.

Prifti - Ose ndoshta te bisedoj dhe nje here me ARMO-n do ta anulloj te paren ...

Meta - Po mire anulloje pse se ben Anulloje

Meta - Gjeje

Prifti - Po te flas dhe nje here me ARMO-n.

Meta - Po gjeje vete. Po mos i zvarrit keto gjera.

Meta - Tani per punen e hidrocentralit te Gimit.

Meta- Tani nuk e di ne cfare forme do te hysh ti o ku e di une etj etj

Meta - Ky Gimi me tha mua ne mund te bejme dicka diku te 7 nuk e di se cfare bere me ate te...

Prifti - Nese ju mendoni...

Prifti - Ketu ka nje problem.

Meta - Ketu nuk ka problem sepse ata e kane fituar. Ata le ta ndjekin kete ceshtje nese e fitojne ata ta marrin ata.

Meta - Ata e kane fituar le ta ndjekin kete ceshtje.

Prifti - Tua jap tenderin pa mbaruar pune ata

Meta - Ajo eshte pune e mbaruar. Ata po qe se e fitojne ata te tjeret me vone le ta marrin ata.

Meta - Kete problem e kam analizuar e kam te...

Prifti - Une di qe ne apel e kane fituar apo jo

Meta - E kane fituar ne apel.

Prifti - Keta e kane humbur ne shkalle te pare e kane fituar ne te dyten. Tani eshte ne Gjykaten e Larte.

Meta - Absolutisht po apeli eshte i formes se prere ti mund ta zbatosh do ta cojne me tej. Ata le ta cojne por prape mbyllet do te flas une me Shpresen i kam marredheniet shume mire i cova vajzen ne ambasade.

Prifti - Po u them cunave ketu.

Meta - Gimi me tha mua nga ana ime 700.

Prifti - Te me cojne nje leter zyrtare te me thone Zoti Prifti ne e kemi e fituar apelin ky eshte vendimi keshtu qe zoteri vazhdoni vendimin.

Meta - Alo Gimi si kalove mire Jam ketu me zotin Dritan. Foli pak ketu Dritanit ia kalon celularin Priftit.

Prifti - Po cfare bere Duhet te me dergosh ne protokoll ti mua nje leter nje leter jo ti po ata qe jane firmat po nuk e kane sjelle me protokoll.

Meta - Po le ta bejne prape.

Prifti - Ta bejne prape dhe ti bashkengjisin vendimin e apelit. Mire Dhe ma dergo qe sot. Po dergoje me protokoll duke mu drejtuar mua si minister.

Meta - Jo jo eshte ... Probleme te ndryshme por emri im dhe ... prandaj them qe duhet bere.

Prifti - E mbyllem ate muhabet.

Meta - Nuk kundershtoj nuk kundershtoj.

Meta - Bisedova edhe me doktorin edhe per nje jave do ta mbyllim. Kupton

Prifti - Kete e di.

Meta - Duhet me pas shume kujdes...se Prokuroria e hap ... me pas ne dy tre veta pjesa tjeter sa me pak.

Meta - Per kete hidrocentralin mbaroje sot qe te jene gati.

Prifti - Sot ...

Meta - Jane gati.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›