E Diel, 1 Nëntor 2026

Luan Zhegu, drejtori i ri i "Qendrës Kulturore Tirana"

TIRANË - Këngëtari dhe kompozitori Luan Zhegu është emëruar drejtori i ri i "Qendrës Kulturore Tirana”. Zhegu është një nga kantautorët shqiptarë, i njohur për këngët e tij në Festivalet e RTSH-së. I vlerësuar me shumë çmime, për interpretimin e tij autentik, por dhe për aftësinë e tij si kompozitor, ai ka marrë titullin “Mjeshtër i madh i skenës”.

Luan Zhegu ka fituar disa çmime si kompozitor. si “Naim Frashëri kl.I-rë”, 1979, “Artist i merituar”, 1982, “Mjeshtër i madh i skenës”, 2007. Në vitet 1982 dhe 1998 Zhegu ka fituar çmimin e parë në Festivalin e RTSH-së, ndërkohë që në vitet ’92, ’93, 96 ka fituar çmimin e parë ne festivalin e "Pranverës”. Kompozitori Luan Zhegu u zgjodh drejtor i QKT-së, pas shkarkimit nga detyra të drejtorit të mëparshëm Kiço Londo.

"Qendra Kulturore Tirana", është institucion në varësi të Bashkisë së Tiranës i krijuar në prill të vitit 2005 me vendim të Këshillit Bashkiak, duke grupuar në një strukturë të vetme "Cirkun e Metopolit", "Ansamblin Folkorik Tirana”, "Bandën e Qytetit", "Teatrin e Metropolit" dhe "Teatrin e Metropolit për Fëmijë". Këto pesë organizma janë angazhuar për t’i sjelle fundjavës kryeqytetase një mozaik aktivitetesh e forma argëtimi për të gjitha grupmoshat.
(el.me/atsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›