E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Turandot” në Teatrin Kombëtar të Operas e Baletit

TIRANË- Opera e Puçinit "Turandot" do të ringjitet sot në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit për të risjellë triumfin e dashurisë mes princit Kalaf dhe princeshës Turandot.

“Turandot” vjen nën regjinë e italianit Nicola Zorzi, me protagonistë Eva Golemin dhe Armando Kllogjerin. Ndërkohë që në role të tjera interpetojnë Irini Nikolla, Sonila Baboçi, Ardian Kamberi, Armando Likaj, Erlind Zeraliu, Eriona Gjyzeli, etj.

Historia e dashurisë së Puçinit ngjarjet i zhvillon në Kinë, në një kohë legjendare kur princi Kalaf, i dashuruar pas Turandot, për t’u martuar me të duhet të gjëjë tre gjëagjëza. Çdo përgjigje e gabuar do të thoshtë vdekje. Kalafi e kalon provën, por princesha Turandot heziton të martohet më të, por ai pranon të vdesë vetëm nëse ajo gjen emrin e tij të vërtetë, “Dashuri”.
Opera me tre akte është me libret të Giusepe Adami dhe Renato Simonit dhe mbahet mënd nga publiku për arien e famshme “Nessun Dorma”, ndër më të famshmet e Puccini-t.
(el.me/atsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›