"Nese s'do ishte gabim protokolli, nuk do e prisnim Ramen"
Letra me te cilen kreu i Partise Socialiste, Edi Rama, i kerkonte takim kreut te Aleances per Ardhmerine e Kosoves (AAK), Ramush Haradinaj, ne Prishtine, ne kohen qe ky i fundit ndodhej ne burgun e Hages, jo vetem ka mberritur seline e kesaj force politike, por sekretari organizativ, Burim Ramadani, thote se zyrtaret e kesaj partie ben gabim qe priten Ramen ne takim. "Po ta mendonim se kjo (letra) ka qellime te tjera, nuk do t'i pranonim takim", thote Sekretari Organizativ i AAK-se, Burim Ramadani. Shkurt dhe shqip, AAK-ja nuk do ta kishte pritur kreun e Partise Socialiste, Edi Rama, per takim zyrtar ne Prishtine, nese do te ishte e vertete qe lideri i PS-se ishte i painformuar qe Ramush Haradinaj ndodhej ne Hage. Ky eshte reagimi i pare publik i Aleances per Ardhmerine e Kosoves, rreth dy jave pas mberritjes ne Prishtine, te letres ku Rama kerkonte takim me Haradinaj. Nje leter qe la me goje hapur jo thjesht partine e Haradinajt, por mbare opinionin publik shqiptar. Reagimi vjen nga zyrtari i kesaj partie, Burim Ramadani, personit te cilit kjo leter i eshte derguar ne menyre zyrtare nga PS-ja. Ramadani thote se e quan nje ceshtje te mbyllur kete gafe te Partise Socialiste, pasi ai vete kishte kontaktuar me zyrtare te PS-se, te cilet i kane kerkuar falje duke thene se eshte nje pakujdesi protokollare e kabinetit te z. Rama. Por kur sheh qe kjo loje vazhdon ende ne gazetat e Partise Socialiste ne Tirane, me aludimet se kjo leter eshte e sajuar, vete Ramadani, ne cilesine e personit te cilit i eshte drejtuar, thote se e ndjen per detyre morale te rikonfirmoje mberritjen e letres ne seline e Aleances per Ardhmerine e Kosoves dhe te tregoje mbi komunikimin qe kishte pasur me drejtues te PS-se pas letres. "Ne, normalisht kemi kontaktuar me zyrtare te Partise Socialiste dhe kemi pyetur nese kerkesa eshte ceshtje protokolli, apo eshte ceshtje tjeter", thote Ramadani. Ai shton se i eshte kerkuar informacion selise roze nese kreu i PS-se dhe drejtues te tjere kane dijeni per gjendjen ne te cilen eshte kreu i AAK-se. "Kemi kerkuar nese zyrtaret e PS-se kane dijeni per gjendjen ne te cilen eshte kreu i partise z. Haradinaj. Ceshtje protokolli, kane qene te gjitha shpjegimet qe kemi marre", thote Ramadani. Letra e famshme iu dergua AAK-se ne daten 21 nentor nga kabineti i z. Rama. Ajo i eshte derguar nominalisht sekretarit te kesaj force politike, Burim Ramadani. Ne fakt, Partia Socialiste nuk ka dale asnje here publikisht te pergenjeshtroje permbajtjen e letres e AAK-se. Por, nepermjet te ashtuquajturave mediave opozitare dhe rrjeteve sociale, si Facebook, apo Twitter, ka manipuluar perdite opinionin publik, si ne Shqiperi, ashtu dhe ne Kosove, duke u perpjekur ta paraqese kete leter si sajese te personave apo subjekteve te tjere. Pas daljes publike te AAK-se, qe konfirmon mberritjen e kesaj letre ne seline e saj, mund te thuhet me gojen plot se tentativa per te quajtur kete leter te sajuar, nga subjektet e tjera, eshte shume here me e turpshme sesa vete dergimi i saj, qe tashme ka hyre ne pjesen e gafave politike. Tashme, liderit te opozites, Edi Rama, nuk i mbetet gje tjeter vecse t'u kerkoje falje shqiptareve ne te dy anet e kufirit.
GAFA
Letra e PS per AAK
Ne dokumentin e derguar nga selia roze per AAK-ne theksohet ne qe krye te saj se kryesocialisti Rama kerkon te takoje liderin e AAK-se, Ramush Haradinaj. "Se pari, deshiroj t'ju uroj pune te mbare dhe te shpreh kenaqesine e vecante qe po komunikoj me ju. Deshiroj t'ju informoj se kryetari i Partise Socialiste te Shqiperise, zoti Edi Rama, do te zhvilloje nje vizite pune ne Kosove, ne date 28 nentor 2011. Ne kuader te kesaj vizite, kryetari i PSSh-se deshiron te kete nje takim me kryetarin e Aleances per Ardhmerine e Kosoves , Z. Ramush Haradinaj. Duke shpresuar ne nje pergjigje sa me te shpejte nga ana juaj, perfitoj nga rasti t'ju shpreh sigurimet e konsiderates sime te larte", thuhet ne letren e derguar nga selia roze ne daten 21 nentor, ne adrese se sekretarit te Partise Aleanca per Ardhmerine e Kosoves, Burim Ramadani.