E Diel, 1 Nëntor 2026

11 shtatori. Nju Jork dhjete vjet nga renia e kullave

Shtetet e Bashkuara përkujtojnë sot 10-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001. 10 vjet më parë, në orën 8.46 minuta me orën lokale një avion i Kompanisë Unajtid Eirlajns goditi kullën e parë të Qendrës Botërore të Tregtisë, e pak minuta më vonë u godit edhe kulla e dytë.  Në mbarë vendin do të zhvillohen ceremoni përkujtimore, ndërsa në Nju Jork do të lexohen me zë të lartë emrat e 2752 njerëzve që humbën jetën në sulmet e 9 viteve më parë.

Si çdo vit, mijëra njerëz pritet të mblidhen në Graund Zero për të mbajtur një minutë heshtje, pikërisht në kohën kur avionët goditën njëra pas tjetrës kullat binjake.  Autoritetet kanë rritur masat e sigurisë sidomos në ato objekte që mund të jenë objektiva të terrorizmit. Edhe pse nuk ka pasur kërcënime specifike, policia sërish i druhet ndonjë sulmi të mundshëm.  Ky është 11 shtatori i parë i tragjedisë që ndryshoi botën, pas vrasjes së sheikut të terrorit Osama bin Laden, që konsiderohet dhe arkitekti i sulmeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›