E Diel, 1 Nëntor 2026

Festivali i Venecias, “Faust” merr “Luanin e artë”

Aktori më i mirë u shpall Majkëll Fasbender, i cili interpreton në filmin “Shame” (“Turp”), ndërsa çmimi i aktores më të mirë shkoi për Deanie Yip, interpretuese në filmin nga Hong Kongu, “Taoije” (“Një jetë e thjeshtë”).

Ja lista e fituesve në Festivalin e Venecias:

- “Luani i Artë” për filmin më të mirë: “Faust” i Aleksander Sokurov (Rusi)

- Kupa “Volpi” për aktorin më të mirë: Majkëll Fasbender për “Shame” i Stiv MekKuin (Britani e Madhe)

- Kupa “Volpi” për aktoren më të mirë: Deanie Yip për “Taojie” (“Një jetë e thjeshtë”) i An Hui (Hong-Kong)

- “Luani i Argjendtë” për regjinë më të mirë: Cai Shangjun për “Ren Shan Ren Hai” (“Njerëz të malit, njerëz të detit”) (Kinë)

- Çmimi special i jurisë: “Terraferma” i Emanuele Krialese (Itali)

- Çmimi “Marçelo Mastroiani” për interpretuesin e ri më të mirë: Shôta Nikaidô dhe Fumi Nikaidô për “Himizu” i Sion Sono (Japoni)

- Çmimi “Osella” për skenarin më të mirë: “Alpeis” (“Alpe”) i Jorgos Lanthimos (Greqi)

- Çmimi “Osella” për drejtimin artistik më të mirë: “Wuthering Heights” i Andrea Arnold (Britani e Madhe)

/Start/E. Bylykbashi/

                                                                                             2011-09-11 13:40
   

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›