E Diel, 1 Nëntor 2026

Luanin me predha, plagosen 2 femije

Korce- Dy femije kane mbetur te plagosur nga shperthimi i nje djegore predhe te mbetur ne nje depo miniere ne fshatin Moglice te rrethit te Korces. Ngjarja sipas burimeve te policise lokale ka ndodhur pasditen e se dieles ne nje depo te braktisur miniere prane fshati Lozhan, ku dy femijet kane luajtur per fatkeqesine e tyre me nje predhe. Femijet nga fshati Lozhan me inicialet P.A.,14 vjec, dhe E.S., 15 vjec, sipas policise kishin shkuar ne minieren e braktisur dhe atje kane ndeshur ne nje djegore predhe sa madhesia e nje shisheje. Municioni luftarak teper i vjetruar u eshte dukur pas asnje rrezik dy femijeve te cilen e kane qelluar ate me gure dhe e kane perplasur ne toke. Pikerisht nga keto goditje ka ardhur shperthimi i djegores e cila ka plagosur te dy femijet. Ata jane derguar me urgjence ne spitalin civil te Korces, ku ndodhen ne repartin e reanimacionit per nderhyrje mjekesore. Burimet nga ky spital thane se gjendja e dy femijeve te plagosur eshte jashte rrezikut per jeten e megjithate ata do te vazhdojne te trajtohen intensivisht per te mos patur pasoja nga demtimi i predhes. Policia e Korces qe po heton ngjarjen, tha se rasti i plagosjes se dy femijeve eshte aksidental, e megjithate sipas te dhenave eshte kerkuar qe te behen kontrolle per te verifikuar nese ka edhe municione te tjera luftarake ne depot e minieres per te shmangur shperthime te tjera.

G. Ashimi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›