"Omonia do te forcohet, thirrjet u keqinterpretuan"
Kur kane kaluar kater dite nga ngjarjet e Himares, incidenti qe perfshiu ne nje konfrontim disa oresh policine vendore dhe nje grup banoresh te irrituar per keqtrajtimet e pretenduara, vizita e zv/ministrit te Jashtem grek ka vazhduar edhe dje. Organizata Omonia ka mbledhur anetaret e saj ne Sarande, ku prezent ka qene zmbasadori grek ne Tirane, Kokosis, ministri i Punes dhe Ceshtjeve Sociale, Kosta Barka, kreu i organizates Vasil Bollano dhe vete diplomati grek Theodhoris Kasimis. Nje dite me pare vizita ishte perqendruar ne Dropull dhe sikurse eshte diskutuar ne kete zone, edhe dje eshte folur per forcimin e organizates Omonia, afrimin e banoreve minoritar, regjistrimin e tyre dhe zgjidhjen e mosmarreveshjeve brenda kesaj organizate. Kreu i saj Vasil Bollano, ne nje interviste per gazeten "Koha Jone" konfirmon se eshte diskutuar per problemet e fundit ne Omonia, duke u shprehur se do te degjohen zerat reformatore.
Zoti Bollano, prezenca juaj gjate protestes para postes se policise dhe shoqerimi i zv/ministrit grek Kasimis, ndersa jane hedhur edhe thirrje antikushtetuese, ka shkaktuar nje reagim te politikes qe ju cileson si pergjegjes, pasi keni shkelur Kushtetuten dhe ligjet ?
Nuk ka patur asnje veprim antikushtetues apo thirrje te tilla qe cenojne integritetin e vendit. Mendoj se ka nje keqinterpretim te kesaj situate dhe jo e gjithe situata eshte transmetuar ashtu sic duhet. Une nuk mund te bej komente ne lidhje me deklaratat e politikes ne gazeta, pasi nuk e kam degjuar vete, pa dashur te atakoj median, por shume gjera nuk jane thene sic duhet. Nuk ka patur asnje tendence dhe vizita e zv/ministrit nuk ka lidhje me "protesten", pasi ajo nuk ka qene e tille, por nje reagim i banoreve te keqtrajtuar nga policia e Himares, per te cilat kemi dhene shpjegimet tona dhe kerkuar sqarimin e ngjarjes. Une kam zbatuar ligjet dhe ndjekur pozicionin qe kam ne Organizaten Omonia, duke shoqeruar zv/ministrin Kasimis, por kurrsesi ne keto takime nuk jane hedhur thirrje antikushtetuese per autonomi, apo te kemi folur per te tilla gjera. Ndaj e perseris qe ka nje keqinterpretim ose nje paqartesi ne kete aspekt. Takimet me banoret jane bere konform statutit te organizates dhe pa shkelur ligjet e vendit. Mua nuk me eshte komunikuar asnje nga keto deklaratat dhe ato qe thuhen ne media nuk mund t'i marre ne konsiderate. Mendoj se nuk eshte e udhes te behen provokime te tilla.
Ju keni shoqeruar zyrtarin e lart grek gjate vizites se tij ne Himare, Sarande e Gjirokaster. Cili ka qene qellimi dhe pse eshte hedhur ideja per forcimin e Omonias?
Po, une kam shoqeruar zv/ministrin Kasimis ne takimet e tij gjate vizites se ka bere ne Shqiperi, ashtu sic e kerkon edhe pozicioni qe perfaqesoj si kryetar i organizates. Qellimi eshte interesimi per mbarevajtjen e puneve ne organizate, forcimi i marredhenieve dhe bashkepunimi. Gjithashtu interesimi dhe bashkebisedimi me banoret e zonave minoritare per hallet dhe shqetesimet qe kane. Por deklaroj edhe nje here se asgje qe eshte transmetuar ne media nuk ka lidhje me ate qe eshte zhvilluar ne takime dhe se nga ana jone nuk ka patur asnje shkelje te ligjit, qofte nga zv/ministri i Jashtem, apo dhe nga une, si ne pozicionin e kryebashkiakut, ashtu edhe si pjese e organizates. Eshte diskutuar edhe per forcimin e organizates, me qellim mbarevajtjen e punes dhe per te degjuar te gjitha palet ne menyre qe gjerat te funksionojne sa me mire.
A eshte diskutuar per afrimin e banoreve minoritare ne regjistrim prane organizates dhe per probleme ne te? Cilat do te jene hapat tuaj te metejshem?
Jane diskutuar ceshtje te ndryshme me anetare e drejtues te organizates dhe qellimi eshte te degjohen edhe zerat reformatore brenda saj, per te permiresuar aktivitetin. Nuk ka asgje te paragjykuar apo tendencioze. Ne cilesine e kryetarit jam shprehur dhe shprehem se duhen degjuar te gjitha zerat e diskutimet dhe se do te bashkepunohet me tej per forcimin e organizates.
Nje i afermi i juaj ka qene pjese e protestes se pretenduar nga policia dhe sulmit ndaj postes se Himares. A eshte i vertete ky fakt?
Ka qene nje i afermi im qe me sa mesova nga biseda me te i kishin rrahur dhendrin, nje prej djemve te keqtrajtuar nga policia ne mes te qytetit dhe ai kerkonte vetem drejtesi. Mu ankua mua ne cilesine e autoritetit vendor, pasi sic e dini eshte bere edhe nje kallezim ndaj efektiveve qe ushtruan dhune. Por ky person nuk ka asnje lidhje me ato qe thuhen.
Bisedoi A. Qoraj