E Diel, 1 Nëntor 2026

Lubonja me shokë po shpërndajnë “të vërtetën serbe” për Kosovën

Në cilësinë e ish- Shefit të Grupit Diplomatik të UÇK-së, lideri i BDSH-së, Bardhyl Mahmuti ka reaguar lidhur me siç thotë ai, shpërndarjen e të ‘vërtetës serbe’ për Kosovën dhe për personalitetet më të rëndësishme të historisë moderne të Kosovës .

Sipas tij, denoncimet e Fatos Lubonjës, Arben Idrizit, Halil Matoshit, Berat Buzhalës dhe Imer Mushkolajt nuk janë asgjë tjetër por përkthim në gjuhën shqipe i propagandës serbe, transmeton INA.

“Gjuha e Fatos Lubonjës, Arben Idrizit, Halil Matoshit, Berat Buzhalës, Imer Mushkolajt dhe gjuha e kriminelëve dhe racistëve serb e sintetizuar në dokumentin e përpiluar nga institucionet politike dhe shërbimet sekrete të Serbisë të titulluar “ Albanski terorizam i organizovani kriminal na Kosovo i Metohiji”, është gjuhë e njëjtë. Nëse ndonjë veprim është në harmoni të plotë me praktikë e dhomave të gazit hitlerian ato janë furrat dhe shkritoret e minierave të Ferronikelit, të Trepçës, të Borit dhe shumë vendeve të tjera në të cilat u dogjën shqiptarët”, është shprehur Mahmuti./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›