E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Londrës rishqyrton masat e sigurisë për maratonën e së dielës

Policia në Britani thotë se po rishikojnë planet e sigurisë për maratonën e së dielës në Londër, pas shpërthimeve me bomba në maratonën e Bostonit ku u vranë 3 persona.

Organizatorët e maratonës në Londër thonë se kanë kontaktuar policinë për të diskutuar planet e sigurisë menjëherë sapo dëgjuan në lidhje me shpërthimet në Boston.

Mijëra atletë janë planifikuar për të konkurruar në maratonën e Londrës, të dielën e ardhshme

Drejtori i organizimit të maratonë të Londrës, Nick Bitel, tha se procedurat i sigurisë do të rishqyrtohen para çdo vendimi mbi garën e ardhshme. Ai gjithashtu shprehu pikëllimin dhe tronditje të thellë rreth lajmeve nga Bostoni, duke thënë se kjo është një ditë e trishtuar për atletikën.

(a.k/Voa/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›