E Diel, 1 Nëntor 2026

Tifozat kuqezi djegin flamurin maqedonas?-VIDEO

TIRANE-Një video qarkullon në youtube që prej datës 16.10.2012 ku sipër ka mbishkrimin, ‘Tifozat Kuq e Zi djegin flamurin e F.Y.R.O.M-it’.

Sipas autorëve të videos, tifozat shqiptarë pas ndeshjes Shqipëri-Slloveni kanë marshuar në rrugë me parrullën, ‘Shqipëria etnike’ dhe më pas njëri ka nxjerrë nga xhepi një flamur të Maqedonisë duke e ndezur me çakmak.

Video duket e paqartë, pasi nuk dallohet saktë vendi ku ka ndodhur incidenti i djegies së flamurit. Por, sipas mediave maqedonase, të cilat e kanë përhapur videon, akti eshte kryer nga një grup tifozësh të kombëtares shqiptare.

(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Tifozat kuqezi djegin flamurin maqedonas?

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›