Goditi me grushta gjyqtarin, arrestohet futbollisti i ekipit të Memaliajt
KUÇOVË- Blutë e Komisariatit të Policisë Kuçovë kanë arrestuar 22-vjeçarin Donald Harizi, futbollist i ekipit të Memaliajt.
Arrestimi i tij është bërë pasi, pas përfundimit të ndeshjes së djeshme të futbollit Skrapari–Memaliaj, gjatë rrugës për në dhomat e zhveshjes Harizi ka goditur me grushta gjyqtarin anësor të ndeshjes.
Rasti i djeshëm e çon në 12 numrin e rasteve të dhunës në stadiumet e futbollit të qarkut të Beratit në 3-vitet e fundit, ku në të shumtën e rasteve dhuna është ushtruar nga futbollistët mbi gjyqtarët, por nuk kanë qënë të pakta edhe rastet e dhunës mes futbollistëve në fushë.
(e.m/News24/BalkanWeb)