Luçi: Vllaznia, nje “Brazil i vogël”Luçi do të debutojë në krye të skuadrës në javën e 6-të në Flamurtari-Vllaznia

Publikoje ne:
Roland Luçi, trajneri i Vllaznisë, deklaroi gjatë prezantimit të tij se ai personalisht dëshiron një Vllazni në version “Brazili”.
“E ndjej veten të nderuar, në mënyrë të veçantë nga drejtuesit e futbollit në Shkodër. Vllaznia është domethënia e futbollit në Shkodër. Është një ‘Brazil’ i vogël e Shqipërisë”, - tha pasuesi i Hasan Likës.
Luçi, një ish-lojtari i njohur i Vllaznisë, do të debutojë në krye të skuadrës në javën e 6-të në Vlorë, ku do të luhet derbi i “vdekjes klinike”: Flamurtari-Vllaznia, dy ekipe që ndajnë midis tyre dy vendet e fundit.
E Enjte, 01 Tetor 2009