Sukaj, vazhdon seriali “gol”Sulmuesi shkodran shënoi në fitoren 2-1 të Orduspor me Pursaklarspor AS Ankara, për turin e dytë të Kupës së Turqisë

Publikoje ne:
Xhevair Sukaj duket i “dashuruar” me golin, duke realizuar sërish për skuadrën e tij turke të Kategorisë së Dytë, Orduspor.
Sulmuesi shkodran shënoi në fitoren 2-1 të Orduspor me Pursaklarspor AS Ankara, takim i vlefshëm për turin e dytë të Kupës së Turqisë (Türkiye Kupasi).
Ish-lojtari i Vllaznisë shënoi në minutën e 43-të.
Disa ditë më parë (27.09.2009) sulmuesi 22-vjeçar realizoi golin e barazimit 1-1 në ndeshjen kundër Konyaspor, kryesuesen aktuale të kampionatit turk të kategorisë së dytë pas javës së 6-të
E Enjte, 01 Tetor 2009