E Diel, 1 Nëntor 2026

Lorik Cana “kërcënon” MançesterinMesfushori: “Jam kapiteni i ekipit dhe kam përgjegjësi maksimale për të ndihmuar ekipin"

Publikoje ne:

Mesfushori shqiptar i Sandërlendit, Lorik Cana, paralajmëroi se sfida me Mançester Junaitid këtë fundjavë do të jetë shumë emocionuese për të.

“Nuk kam luajtur kurrë më parë në ‘Old Trafford’, kjo do të jetë hera im e parë. Përvoja ime në Europë do të më shërbejë kundër Mançester Junaitid.

“Jam kapiteni i ekipit dhe kam përgjegjësi maksimale për të ndihmuar ekipin. Do të jetë një sfidë e vështirë, por ne kemi cilësitë e duhura”, - tha 26-vjeçari Lorik Cana për mediat britanike.

Lorik Cana ka luajtur 7 ndeshje në kampionat dhe 1 në Kupën e Anglisë me fanellën e Sandërlendit, skuadra e tij e tretë pas Paris Sën Zhermenit dhe Olimpikut të Marsejës.

  E Enjte, 01 Tetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›