E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luciano Boci: "Edi Rama, model regresi ne Shqiperi"

Edi Rame eshte nje model i regresit historik dhe social ne vendin tone. Ky ishte konkluzioni qe nxorri dje deputeti i Elbasanit, Luciano Boci ne nje deklarate per mediat. Sipas deputetit te ri te PD-se, anarkia dhe revanshi qe ai perdor ne politike, jane antivlera dhe nuk mund te konsiderohen si nje vlere e politikes shqiptare. "Edi Rama ka si model te punes, revanshizmin dhe anarkine qe shkel ligjet e shkruara te ketij kombi, prandaj edhe nuk mund te jete kurrsesi perfaqesues i vlerave politike te shoqerise sone, te familjes, prones dhe tradites. Modeli Rama eshte modeli i regresit historik dhe social ne vendin tone", theksoi deputeti Boci ne fjalen e tij. Ne menyre te herepashershme deputetet e PD-se kane akuzuar Ramen si personin kryesor pergjegjes ne perpjekjet per te shkaterruar imazhin evropian te vendit, duke kerkuar regres dhe duke mbjelle urrejtje dhe shkaterrim.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›