LSI: Rama, falje publike femrave te dhunuara
Kryetari i PS-se, Edi Rama duhet t'i kerkoje ne menyre te menjehershme falje publike, te gjitha zonjave te cilat jane perballur me dhunen e tij. Kjo ishte thirrja qe iu be dje kryetarit te PS-se, nga ana e nenkryetares se Levizjes Socialiste per Integrim, njekohesisht zevendesministre e Punes, Filloreta Kodra. Ne nje deklarate per mediat, Kodra theksoi se Rama me heshtjen e tij, i ka pranuar te gjitha abuzimet dhe dhunen qe iu ka shkaktuar ketyre femrave. Po keshtu ajo e ftoi Ramen, te hiqte dore nga dhunimi i ligjit dhe institucioneve demokratike, ne vend. "Rama duhet t'ju kerkoje falje publike femrave te dhunuara prej tij. Ai duhet te heqe dore edhe nga psikologjia e dhunes ndaj ligjit e institucioneve, qe po injekton ne shoqerine e politiken shqiptare, duke u bere frymezues i rrezikshem i nje vije politike punisto-mafioze, te cilen shqiptaret e kane flakur tej, qe pas instalimit te pluralizmit", deklaroi nenkryetarja e LSI-se ne fjalen e saj. Po keshtu Kodra, vleresoi se opozita e Edi Rames po sillet ne menyren me te keqe anti-atdhetare, anti-institucionale dhe anti-evropiane. Sipas saj, verdikti i votuesve po perdoret vetem ne funksion te interesave personale te nje kryetari te coroditur e ne panik, qe per shkak te etjes se pakufishme per pushtet, eshte gati te coje ne gremine Shqiperine.