Lufta/ SHBA: Trajnimi i pilotëve ukrainas fillon pas disa javësh

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin ka deklaruar se trajnimi për pilotët ukrainas në avionët luftarakë F16 do të fillojë në javët e ardhshme.
Austin e bëri të ditur lajmin gjatë një takimi me ministra e mbrojtjes nga e gjithë bota, të cilët diskutuan për mbështetjen e vazhdueshme ushtarake për Ukrainën dhe se si dhe ku do të bëhet trajnimi i pilotëve.
“Ne do të duhet të gërmojmë më thellë dhe do të duhet të vazhdojmë të kërkojmë mënyra krijuese për të rritur aftësinë tonë industrial” tha Austin përpara se liderët ushtarakë të fillonin takimin e tyre virtual.
“Kauza është e drejtë dhe vullneti ynë është i fortë. Shpresojmë që ky trajnim të fillojë në javët e ardhshme”, tha Austin, transmeton Al Jazeera.
Zyrtarët e mbrojtjes do të marrin gjithashtu një përditësim nga udhëheqësit ukrainas, duke përfshirë kundërsulmimin e tyre të parashikuar.
/rtsh.al/