E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

BE rinovon edhe me një vit liberalizimin e përkohshëm të tregtisë me Ukrainën

Këshilli i Bashkimit Evropian miratoi sot (25 maj) një rregullore e cila rinovon pezullimin e të gjitha detyrimeve doganore, kuotave dhe masave të mbrojtjes tregtare për eksportet e Ukrainës në BE edhe për një vit tjetër, deri në qershor 2024.

Masat do të ndihmojnë Ukrainën të ruajë stabilitetin e marrëdhënieve të saj tregtare me BE-në dhe të mbajë ekonominë e saj në këmbë pavarësisht agresionit ushtarak të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë.

Duke rinovuar këto masa, BE-ja po vazhdon të demonstrojë mbështetjen e saj të palëkundur politike dhe ekonomike për Ukrainën.

Këshilli i Bashkimit Evropian tha se kjo rregullore e “shoqëruar me mbështetje të gjerë ushtarake, financiare dhe humanitare është thelbësore për të ndihmuar Ukrainën në rimëkëmbjen e saj afatgjatë”.

Rregullorja e miratuar pritet të nënshkruhet nga përfaqësuesit e Këshillit dhe Parlamentit Evropian dhe do të botohet në Fletoren Zyrtare, përpara se të hyjë në fuqi më 6 qershor.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›