Negociatat per tavanin e borxhit në SHBA, shënohet përparim, por ende pa marrëveshje

Negociataorët e presidentit demokrat Joe Biden dhe kreu republican i Dhomës së Përfaqësueve Kevi McCarthy kanë mbajtur ato që i quajtën bisedime produktive për të arritur një marrëveshje për rritjen e tavanit të borxhit federal dhe për të shmangur një situatë aspak të favorshme që krijohet nga mospagimi i detyrimeve federale.
Pas një takimi që zgjajti katër orë, MCCarthy tha se negociatat, të cilat do të vijojnë edhe këtë të enjte, ishin përmirësuar ndërsa shprehu besimin se dy palët mund të arrinin marrëveshje, pavarësisht se disa çështje vijojnë të jenë të pazgjidhura.
“Kemi shënuar përparim çka është pozivive. Dua të sigurohem se do të kemi marrëveshjen e duhur dhe po punojmë drejt kësaj, u shpreh MCCarthy për gazetarët. Zëdhënësja e shtëpisë së bardhe u shpreh se bisedimet ishin të frytshme.
“Nëse vijojmë me besim, mund të arrijmë një marrëveshje, u shpreh ajo për gazetarët ndërsa bisedimet ishin ende duke u zhvilluar. Por Shtëpia e Bardhe dhe demokratët në Kongres akuzuan republikanët se kishin marrë peng ekonominë për të avancuar me një axhendë që do të ishte e pamundur të miratohej nëse nuk do të ekzistonte situata aktuale.
Ata thanë se republikanët duhet të bënin më shumë lëshime pasi do të kishin nevojë për votat e demokratëve për kalimin e marrëveshjes.
Çdo marrëveshje që mund të arrihet mes Biden dhe McCarthit do të duhet të kalojë në Kongres, ku republikanët e MCcArthyt kontrollojnë Dhomën e Përfaqësesve me një mazhorance prej 222 votash ndaj 213 që kanë demokratët dhe demokratët e Biden kontrollojnë senatin me 51 vota ndaj 49 të republikanëve.
/rtsh/