Lufta/ Sulmet ruse vrasin 6 persona në Donetsk dhe Kherson. Moska shkatërron 2 dronë ukrainas

Sulmet ruse kanë vrarë të paktën gjashtë persona dhe plagosën 4 të tjerë në Ukrainë, thanë zyrtarët ushtarakë të martën.
Pesë nga viktimat u raportuan në rajonin lindor të Donetskut, ku katër të tjerë u plagosën gjithashtu, tha Pavlo Kyrylenko, kreu i administratës ushtarake të rajonit Donetsk. Ndërsa një person u vra në secilën nga zonat e Toretsk, Lyman dhe Velyka Novosilka, njoftoi Kyrylenko.
“Zonat e banimit dhe ndërtesat parashkollore u goditën në dy zona të Khersonit”, tha ai.
Nga ana tjetër, Mbrojtja ajrore ruse ka shkatërruar dy dronë ukrainas në rajonin Tula në jug të Moskës të martën herët, tha në një deklaratë ministria ruse e mbrojtjes.
“Përpjekja e regjimit të Kievit për të kryer një sulm terrorist duke përdorur dy UAV të tipit aeroplan në objektet e Federatës Ruse u pengua sot në mëngjes”, thuhet në deklaratë sipas CNN.
Në javët e fundit, zyrtarët rusë kanë raportuar pothuajse çdo ditë sulme me dronë të Ukrainës dhe tentativa për sulme në tokën ruse.
/rtsh.al/