E Martë, 3 Nëntor 2026

Stuhia tropikale Idalia afër Floridës, banorët rrethojnë banesat me thasë rëre

Një uragan i madh mund të godasë Floridën brenda pak ditësh. Kështu kanë paralajmëruar meteorologët në Tampa Bay, sipas të cilëve ky uragan pritet të jetë kërcënues për jetët e qytetarëve.

Pas paralajmërimit, banorët e Floridës kanë rrethuar banesat me rënë dhe janë evakuuar nga shtëpitë në zonat e ulëta përgjatë bregut të Gjirit, ndërsa stuhia tropikale Idalia u intensifikua të hënën.

“Duhet të përfundoni përgatitjet për #TropicalStormIdalia sonte dhe më së voni të martën në mëngjes”, tha Shërbimi Kombëtar i Motit në Tampa Bay në X, i njohur më parë si Twitter.

Idalia goditi Kubën me shi të dendur, veçanërisht në pjesën më perëndimore të ishullit, ku provinca prodhuese e duhanit e Pinar del Rio po rimëkëmbet ende nga shkatërrimi i shkaktuar nga uragani Ian pothuajse një vit më parë.

Autoritetet në provincë lëshuan një gjendje alarmi dhe banorët u evakuuan në shtëpitë e miqve dhe të afërmve ndërsa autoritetet monitoruan lumin Cuyaguateje për përmbytje të mundshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›