E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Lufta/ Ukraina: Kemi vrarë më shumë se 100 ushtarë rusë pranë Soledarit

Autoritetet ukrainase kanë bërë të ditur se më shumë se 100 ushtarë rusë janë vrarë pranë qytetit minerar Soledar.

Soledar që ndodhet në lindje të Ukrainës është përfshirë në luftime të ashpra ditët e fundit, teksa Rusia pretendon se e ka marrë nën kontroll natën e kaluar.

Nga ana tjetër, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky e ka mohuar këtë pretendim duke thënë se Soledar ndodhet ende nën kontrollin e Ukrainës.

Sipas forcave operacionale ukrainase, personeli ushtarak rus u vra falë punës së koordinuar të “ushtarëve, gjuajtësve dhe raketave”.

“Si rezultat i këtyre disa goditjeve, u konfirmua shkatërrimi i më shumë se 100 pushtuesve, dy pozicione mitralozi dhe dy mortajave”, shkruante aty.

Nga ana e tyre, rusët synojnë të fitojnë zonën e Soledarit, pasi kontrolli i saj do të bënte të kapnin edhe qytetin strategjik të Ukrainës, Bakhmut.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›