E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Lufta me Rusinë/ Zvicra bllokon Spanjën të dërgojë armë në Ukrainë

Zvicra ka bllokuar dërgimin e armëve spanjolle në Ukrainë. Ministrja spanjolle e Mbrojtjes, Margarita Robles, po pret dritën jeshile nga shteti zviceran për të eksportuar disa pajisje ushtarake në Ukrainë.

Nga ana tjetër, Zvicra ndalon dërgimin e materialeve ushtarake nga Spanja në Ukrainë pasi me veton e saj Zvicra aktualisht parandalon çdo transport të materialit ushtarak nga Spanja në Ukrainë.

“Për të dërguar materiale të caktuara na duhet një lloj leje nga Zvicra, të cilën nuk na e japin për momentin”, tha Margarita Robles. Ndërsa shtoi se e kupton, e respekton dhe e pranon neutralitetin e Zvicrës. Robles theksoi gjithashtu se

Spanja është një ndër shtetet e fuqishme evropiane që më së paku e ka ndihmuar Ukrainën në luftën kundër Rusisë./rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›