E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Joao Felix e bën dramë në debutim, Chelsea humbet

Në ndeshjen kundër Fulham të vlefshme për rikuperimin e javës së shtatë të Premier League, trajneri i Chelseat, Graham Potter, lançoi papritur nga 1′ lojtarin e ri, Joao Felix. Sulmuesi portugez, i sapo ardhur nga Atletico Madrid, e nisi mirë ndeshjen duke krijuar dhe dy mundësi shënimi në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, në minutën e 58-të Joao Felix nuk kontrolloi si duhet një top dhe në përpjekje për ta rikuperuar, bëri një ndërhyrje të rëndë në dëm të Tete. Faull i rëndë, i sanksionuar me karton të kuq nga gjyqtari David Coote. Debutimi me fanellën e Bluve, për 58 minuta pozitive, për Joao Felix u kthye në katastrofë…

Përsa I përket ndeshjes, Chelsea është mundur me rezultatin 2-1. Ëillian zhbllokoi sfidën në minutën e 25-të, por Koulibaly vendosi barazpeshën në fillimin e pjesës së dytë. Goli I fitores u shënua nga Vinicius në minutën e 73-të.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›