E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanuni i Leke Dukagjinit perballe eposit homerik

Kanuni i Leke Dukagjinit, vjen tashme ne nje kendveshtrim dhe ne nje lexim te ri, qe ne fakt ka krijuar diskutime dhe pikepyetje tek studiuesit shqiptare. Duke iu referuar ketij kodi te vjeter te shqiptareve, por edhe sistemeve te tjera kanunore ne bote, Prof. Kazuhito Yamamoto, sjell ne vemendje te studimit te tij, konceptet e beses, te ndershmerise, mikut, gjakut, ushqimit dhe hakmarrjes, por kete radhe, pare nga pikepamja etike. Mjeku dhe antropologu japonez, i cili dallohet vecanerisht per studimet e shoqerive te largeta nga njera-tjetra, ne librin e tij te fundit "Struktura etike e Kanunit dhe nenkuptimet e saj kulturore", paraqet nje kendveshtrim te ri te sistemeve kanunore, duke i krahasuar ato me njera-tjetren. Ne nje Konference shkencore, te zhvilluar mesditen e djeshme ne kryeqytet nga Qendra e Studimeve Albanologjike, profesor Yamamoto prezantoi disa nga pikepamjet e tij per sistemet kanunore duke paraqitur per studiuesit dhe te interesuarit nje lexim japonez te kanunit shqiptar dhe eposit homerik. Duke iu referuar 6 koncepteve te siperpermendura, autori shpjegon menyren me te cilen secili prej ketyre koncepteve eshte trajtuar nga pikepamja e ligjeve te dikurshme, tek Kanuni, eposi Homerik, por edhe ne traditen e lashte japoneze. Te pranishmit, njohes dhe studiues te Kanunit te Leke Dukagjinit paraqiten vleresimet, sugjerimet, nderhyrjet dhe verejtjet e tyre rreth kesaj vepre, qe i hap mundesi te tjera studimit te Kanunit.

Prof . Yamamoto, ju njiheni si nje prej studiuesve te shoqerive te largeta nga njera -tjetra dhe ne studimin tuaj te fundit, keni sjelle ne perqasje mes Kanunit dhe eposit Homerik, pare ne pikepamjet etike. Mund te na thoni dicka permbledhtazi, rreth asaj, qe keni konstatuar nga ky studim, i prezantuar ne librin tuaj?

Para pak kohe, analizova strukturat etike dhe logjiken e nje shoqerie pa autoritet shteteror, si shoqeria Homerike ne krahasim me strukturen e etikes te se drejtes zakonore shqiptare, Kanunin, dhe kuptova qe nje shoqeri pa shtet ka etike dhe rregull shoqeror, i cili eshte zhvilluar spontanisht mbi baza te besimit pagan. Nje shoqeri pa shtet, si shoqerite e lashta arkaike dhe fisnore ka struktura etike, qe konsistojne ne 6 koncepte: "besa", "ndershmeria", "miku", "gjaku", "ushqimi" dhe "hakmarrja".

Si e gjeni ju gjakmarrjen ne studimin tuaj, duke qene se ne Kanunin shqiptar ajo eshte nje prej pikave me te diskutuara?

Veprimi i gjakmarrjes i kryer nga pala e cenuar eshte masa ndeshkimore finale, qe eshte e detyrueshme per te vendosur drejtesine ne nje shoqeri, duke vendosur ne kete menyre nje rregull shoqeror. Njerezit ne nje shoqeri pa shtet mund ta konsiderojne veprimin e hakmarrjes si nje fuqi te shenjte te barasvlershme me ato te perdoruara nga perendite. Keto koncepte lidhen me ndjesine trupore, me zakonet emocionale dhe primitive, te cilat prezantojne nje nga cilesite kryesore te njerezve. Strukturat etike te nje shoqerie pa shtet duket se jane ngulitur edhe ne shoqerine njerezore, d.m.th eshte nje sistem vlerash etike te veteperjetesuara, e cila eshte logjikisht ekuivalente si edhe ne antiteze ne nje shoqeri pa shtet, e cila nuk e pranon veprimin e gjakmarrjes e bere nga pala e cenuar, si nje veprim te nevojshem.

Ne kendveshtrimin tuaj, a mund te flasim per ndonje paralelizem mes shtetit dhe sistemeve te tilla morale?

Mendohet, qe perpara se te shfaqej shteti ne shoqerine njerezore, njerezit kane jetuar me nje sistem vlerash qe e konsideronte hakmarrjen si veprim drejtesie. Ky sistem vlerash eshte percaktuar si nje kusht social, ku nuk ka fuqi politike per te ndeshkuar kriminelin (shkelesin) me perjashtim te hakmarrjes se kryer nga pala e cenuar. Ne ato shoqeri ka shume pak hapesira per ekzistencen e sistemeve te tjera vlerash, pervec atij qe ndalon hakmarrjen. Ne nje shtet me autoritet te pershtatshem, qe te jete ne gjendje te vendose vendime te ligjshme dhe te vendose qe te denoje shkelesin (kriminelin), njerezit jane ne gjendje ti delegojne te drejtat e hakmarrjes tek shteti.

Ne studimin tuaj, ju keni marre ne reference edhe Japonine e lashte, cfare ngjashmerish gjeni aty me dy sistemet e siperpermendura?

Ne nje perpjekje per te qartesuar konceptet etike te popullsise se lashte Japoneze, jam perpjekur te analizoj letersine e lashte japoneze; Nihongi, Fudoki, Norito dhe Manyoshu ne krahasim me konceptet e etikes te shoqerise Homerike sic eshte pershkruar tek Iliada dhe Odisea. Konstatova, qe shoqeria e lashte japoneze kishte nje sistem vlerash etike te ngjashme me ate ne Eposin e Homerit, megjithese kishte disa diferenca te vogla ne koncepte. Rezultatet e ketij studimi tregojne, qe sistemi i vlerave te popullsise se lashte japoneze shkon paralel me ate te popullsise se lashte greke, megjithese nuk eshte ekzaktesisht e njejta. Nuk eshte e cuditshme te shohesh, qe shoqeria japoneze kishte sistem vlerash etik te ngjashem me ate te shoqerise Homerike, e cila eshte shume larg nga arkipelagu japonez. Por te dyja shoqerite ndanin te njejten strukture shoqerore, themelet e se ciles ishin percaktuar nga kushtet e mungeses se forces politike te centralizuar. Ne historine qe vijon, megjithese shoqeria Japoneze dhe ajo Homerike devijuan ashper (ndryshuan) ne ate sesi zhvillohej nje shoqeri pa shtet, shoqeria japoneze nuk e mori parasysh sistemin e vlerave etnike te nje shoqerie pa shtet si nje kundershtar apo nje armik, qe duhet mposhtur duke iu kundervene atij me logjiken e nje shoqerie me shtet, por zbuluan qe ajo duhet te shfrytezohet per perforcimin e moralit te nje shoqerie dhe te bazave te fuqise se nje shteti. Keshtu qe, sistemi i vlerave etike pa shtet si dhe konceptet e "beses", "nderit" "mikpritjes" dhe "hakmarrjes" nuk jane mohuar kurre ne shoqerine japoneze deri ne rivendosjen e Meiji ne 1867, por me teper eshte keshilluar te rivleresohen.

Kontestimet e studiuesve shqiptare

Disa prej ceshtjeve dhe pikave te trajtuara nga Prof. Yamamoto jane kundershtuar nga studiuesit shqiptare. Ne fjalen e tij Prof. Dr. Mark Titra ka pare nder te tjera, si jo te gjetura krahasimet marramendese, sic i quan ai, teper te largeta ne kohe dhe ne hapesire. "Normat kanunore nuk jane dukuri statike, por dinamike, ne perkim me kushte e rrethana historike te caktuara. Kemi pasur kanune dhe studime perkatese per tere popujt e Ballkanit te sotem, perse nuk jane bere te tilla krahasime"?, pohon. Ai ndalet edhe ne te drejten dokesore indoevropiane, ne te cilen permendet edhe kanuni shqiptar, nje pjese kjo, qe eshte lene jashte vemendjes se studiuesit japonez. Ndersa Nebi Bardhoshi ne fjalen e tij ka permendur faktin, se autori e ka prekur lehtesisht ceshtjen e barazise, gje qe shkakton ndikim ne sistemin e vlerave, etike, morale, religjoze dhe jurirdike.

Topalli: "Kanuni i Skenderbeut dhe vlerat e tij te panjohura"

Por, ndersa njihet tashme gjeresisht Kanuni i Leke Dukagjinit, Prof. Kolec Topalli, gjate Konferences se djeshme eshte ndalur tek kanuni i Skenderbeut, i cili ndonese me i vone ne kohe, eshte lene ne harrese. Ndersa ka folur per disa nga karakteristikat e Kanunit te Skenderbeut, profesor Topalli ka theksuar, jo vetem faktin, qe ky Kanun eshte me i madh se Kanuni i Leke Dukagjinit, por edhe vlerat gjuhesore, qe si sjell per shqipen. "Kanuni i Skenderbeut eshte me i madh se ai i Lekes, pasi ne te perfshihen norma edhe te periudhes otomane", eshte shprehur Topalli.

Logjika kanunore, e ndryshme nga ajo e Kristianizmit

"Logjika e Kanunit eshte e ndryshme nga ajo e Kristianizmit", shprehet studiuesi japonez, kur ndalet ne kete pike. "Sipas Kanunit dhe ligjeve dokesore duhet te falesh ose te vrasesh, ndersa Jezusi thote, qe nese dikush te qellon ne njeren faqe, ktheji tjetren". Nga ky aspekt ai shton, se Japonia nuk e ka mohuar faktin, qe ne bazat morale te krijimit te shtetit eshte vendosur Kanuni.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›