E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lufta e Spanjës dhe kurthi i Stalinit ndaj Britanisë dhe Francës

Nga Saimir Lolja

stalinMë 22 Qershor 2013 mbushen 72 vjet nga dita kur ushtria gjermane sulmoi Bashkimin Sovjetik. Botimeve të deritanishme në Lindje e Perëndim iu mungojnë të dhënat për numrin, llojin, madhësitë e vendndodhjet e armatave sovjetike në vigjilje të sulmit të ushtrisë gjermane kundër Bashkimit Sovjetik. Këto të dhëna janë akoma sekret shtetëror në Rusinë e Madhe. Edhe nëpër dokumentarët e Luftës II Botërore kapërcehen njoftimet për numrin dhe vend-ndodhjen e armatave sovjetike të këmbësorisë, për numrin dhe llojet e armatave të tankeve, për armatat e parashutistëve, për numrin dhe llojet e armatave të aeroplanëve, si dhe për llojin e fortikimeve në kufinjtë perëndimorë të BRSS. Në Lindje e Perëndim, librat dhe enciklopeditë e Luftës II Botërore nuk japin as të dhëna të tilla dhe as harta të vendosjes së trupave sovjetike. Fitimtarët e Luftës II Botërore duket se janë marrë vesh jo vetëm për ndarjen e zonave të ndikimit, por edhe si do shkruhej më pas historia e Luftës II Botërore. Shkrimi i mëposhtëm është mbështetur kryesisht në librin Krye fajtori: Plani i madh i Stalinit për të filluar Luftën II Botërore të autorit Viktor Suvorov (Viktor Suvorov, The Chief Culprit: Stalin’s Grand Design to Start World War II, Naval Institute Press, 2008). Autori ka qenë analist zgjuarsie në zbulimin ushtarak sovjetik [GRU] dhe ka kaluar nëpër duar dokumenta të arshivave ruse që edhe sot e kësaj ditë janë të mbyllura. Ai u arratis në Perëndim në vitin 1978 dhe deri më tani ai ka botuar një seri librash. Për arsye domosdoshmërie, rrjedha e fakteve dhe ngjarjeve nis që nga Lufta I Botërore.

  Vijon nga numri i kaluar

Në foto: Oficerët sovjetikë dhe gjermanë duke krahasuar hartat e ndarjes së Polonisë, Shtator 1939.
                                                                           LUFTA E SPANJËS
Fig3

Më 18-07-1936, 120000 ushtarë spanjollë (80% e ushtrisë) nën komandën e Gjeneralit Jose Sanjurjo ngritën krye kundër Republikës Spanjolle. Gjatë një udhëtimi me një avion të vogël më 20-07-1936 ky gjeneral humb jetën dhe komandën e ushtrisë e mori Gjenerali Francisco Franco. Në ndihmë të kryengritjes, aeroplanë mbartës gjermanë Ju-52 dërguan për tre muaj radhazi ushtarë e material ushtarak nga Maroku në Spanjë. Deri në fund të Gushtit ato mbartën 7350 ushtarë e oficerë dhe artileri; 5455 ushtarë u dërguan në Shtator dhe 1157 ushtarë të tjerë u mbartën në Tetor 1936. Pa këtë urë ajrore dhe pa ndihmën e dhënë nga 150000 ushtarë italianë, 20000 portugezë, 90000 marokenë, 2700 topa, 1150 tanke dhe 1650 aeroplanë, kryengritja në Spanjë do ishte shtypur.
Më 1936, Stalini emëroi konsull të përgjithshëm në Barcelonë veteranin revolucionar V. A. Antonov-Ovseenko. Ky filloi ta këshillonte qeverinë e Republikës spanjolle të fshihte për arsye sigurie në Moskë tërë arin e shtetit spanjoll (më shumë se 600 ton ar). Si rrjedhim, më 25-10-1936 anija sovjetike me 510 ton ar spanjoll u nis nga porti spanjoll i Kartagjenës për në Moskë….dhe ky ar nuk u kthye më kurrë. BRSS dërgoi në ndihmë të Republikës Spanjolle 2065 oficerë sovjetikë të rangjeve të ndryshme, 772 pilotë, 351 tankistë, 100 artiljerë, 222 këshilltarë ushtarakë, 204 përkthyes dhe një numër oficerësh zbulimi e kundër-zbulimi, komisarësh, diplomatësh, etj.; gjithsej ato qenë 3000 sovjetikë. Ndonëse deti spanjoll ishte nën bllokadë, Stalini dërgoi në Spanjë 648 aeroplanë, 347 tanke, 60 makina të blinduara, 1186 topa, 20486 mitraloza dhe 497813 pushkë; pa llogaritur municionet, ushqimet, materialet mjekësore, pajimet ushtarake, naftën e benzinën.
Bujqit e punëtorët në BRSS grumbulluan miliona Rubla për të ndihmuar Republikën Spanjolle. Kudo u organizuan mbledhje për ti shqetësuar njerëzit e për tiua mbledhur kopekët (qindarkat). Tre vjet më parë, për shkak të urisë masive në Bashkimin Sovjetik gjatë së cilës vdiqën miliona njerëz dhe shumë vetë mbijetuan nëpërmjet kanibalizmit dhe ngrënies së trupave të vdekur, nuk u organizuan grumbullime të tilla njerëzish. Ndërsa ajo uri bënte kërdinë, BRSS eksportonte miliona ton grurë të grabitur me forcë nga bujqit e vet. Më 1936, Spanja nuk kishte kampe përqendrimi, kurse në Bashkimin Sovjetik ato ishin shenjë krenarie.
Pozicioni i krye-këshilltarit sovjetik në Republikën Spanjolle, në vend që ti përkiste një këshilltari të mirëfilltë ushtarak, ishte zënë nga Drejtori i Zbulimit Ushtarak Sovjetik (GRU) Yan K. Berzin. Ky njihet edhe si rekrutuesi dhe stërvitësi i agjentit Richard Sorge, një gjerman me qëndrim në Japoni gjatë Luftës II Botërore. Tërë operacioni sovjetik gjatë Luftës së Spanjës qe më shumë operacion i zbulimit ushtarak sovjetik sesa operacion i ndihmës ushtarake për Republikën Spanjolle. Gjatë asaj lufte, mijra fëmijë të komunistëve spanjollë u dërguan në BRSS. Ato nuk u kthen më në Spanjë, por u rritën e u stërvitën për tu dërguar si agjentë të BRSS në Amerikën Latine dhe Afrikë në vitet e mëvonshme.
Ushtria e Republikës u formua nga pjesa e mbetur e ushtrisë spanjolle dhe nga shtatë brigadat ndërkombëtare, të cilat u krijuan me 42000 vullnetarë nga 54 vende të botës. Agjentët e BRSS trazuan popujt e botës për të krijuar vullnetarë e për ti dërguar në Spanjë. Shërbimet e spiunazhit sovjetik mbuluan tërë shpenzimet që shoqëronin këto lëvizje njerëzish nga 54 vende të botës. Sapo arrinin në Spanjë, këtyre vullnetarëve iu merreshin pasaportat dhe tërë dokumentat e udhëtimit. Ato u kthyen në skllevër të armatosur që nuk mund të largoheshin më nga zotëruesit e tyre. Çuditërisht herë pas here shpërthente zjarr në godinat e makinat ku ishin këto dokumenta. Zbulimi ushtarak sovjetik pronësoi kështu me dhjetëra mijra pasaporta nga 54 vende të botës; ajo do ishte një pasuri e paçmuar dhe e pazëvendësueshme për spiunazhin sovjetik për vitet që do vinin.
Qëllimi i përfshirjes së BRSS në Spanjë nuk ishte fitorja ushtarake, por loja për të futur në luftë Britaninë dhe Francën e kështu për të ndezur luftën midis tyre, nga njëra anë, dhe Gjermanisë, Italisë e Portugalisë, nga ana tjetër. Propaganda sovjetike e kohës vetëm mallkonte Britaninë e Francën për indiferencën e tyre dhe fatin e fëmijëve spanjollë, ndërkohë që më 07-04-1935 në BRSS kishte dalë ligji i pushkatimit që nga mosha 12 vjeç e sipër. Britania e Franca zgjodhën politikën e mos-ndërhyrjes në luftën e Spanjës. Plani i zgjuarsisë sovjetike dështoi, sepse Britania e Franca nuk u futën në luftë dhe Lufta e Spanjës, e cila përfundoi më 01-04-1939, nuk i kaloi kufijtë e saj; e kështu lufta botërore nuk filloi. Si rrjedhim, zbatuesit e planit, V. A. Antonov-Ovseenko dhe Yan K. Berzin, u thërritën në Moskë ku arrestohen e pushkatohen.

KURTHI I NGRITUR NGA STALINI
Në fund të vitit 1938, propaganda sovjetike kundër Hitlerit u shua menjëherë dhe kurthi i Polonisë filloi të thurej. Franca e Britania kishin dhënë garanci për sigurinë e Polonisë. Pra, mjaftonte që të nxitej Gjermania të sulmonte Poloninë. Më 11-08-1939 Stalini mori vendim për të filluar bisedimet me Gjermaninë për ndarjen e Polonisë. Më 12-08-1939 delegacionet ushtarake të BRSS, Britanisë dhe Francës fillojnë bisedimet në Moskë për paqen Europiane. Më 19-08-1939, Stalini urdhëron ndërprerjen e këtyre bisedimeve. Po në këtë datë, ambasadori gjerman në Moskë merr idenë e shkruar sovjetike për marrëveshjen dypalëshe gjermano-sovjetike. Po më 19-08-1939, Stalini urdhëron fillimin e mobilizimit (e fshehtë) të Ushtrisë së Kuqe. Po

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›