E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lufta e Vlores nuk preket

Historianet dhe politikanet nuk duket te jene asnjehere dakord te pakten keto 20 vitet e fundit ku me shume se nje here eshte hedhur ideja e rishkrimit te Historise se Shqiperise.

Ndersa te paret e kane shkruar te dyte shpesh kerkojne interpretim dhe rishkrim te saj. Rasti me i fundit eshte qendrimi i ministrit te Mbrojtjes Arben Imami qe ka hedhur nje teze per rivleresimin e luftes se Vlores te vitit 1920 e cila sipas tij eshte mitizuar dhe eshte veshur me klishe.

Por keto deklarata duket se nuk mirepriten nga historianet dhe kundershtite te pakten kete radhe nuk duket te kene lidhje me bindjet politike te tyre.

Duke nisur nga Berisha qofte edhe njerez te tjere duhet te kene kujdes te madh qe te mos ngaterrojne profesionet e tyre me profesionin e historianeve tha historiani Paskal Milo.

Drejtori i Instititutit te Historise Beqir Meta ka sqaruar se te gjithe historianet kane vetem nje version per luften e Vlores te vitit 1920 ate qe eshte shkruar ne tekstet e historise.

Kongresi i Lushnjes pati ndikimi shume te rendesishem qe e nxorri faktorin shqiptar perballe faktit per te siguruar pavaresine. Historia themeli i saj eshte burimi arkivor burimet historike tha Meta.

Sipas profesor Paskal Milos kjo periudhe e historise eshte vulosur dhe nuk ka asnje te dhene apo fakt te ri per ta rishkruar ate.

Historia si ngjarje rishkruhet dhe riinterpretohet mbi bazen ose te fakteve te reja qe dalin nga kerkimet shkencore ose sepse ne nje moment te caktuar njerezit reflektojne dhe e shohin ne nje kendveshtrim tjeter tha Milo.

Historianet kane kerkuar qe ceshtjet e historise te trajtohen nga persona qe e kane studiuar ate.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›