E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria vendos rimbursimin e kasave fiskale

Kryeministri Sali Berisha theksoi gjate mbledhjes se qeverise se me pr/ligjin e ri qe do ti paraqitet Parlamentit kasat fiskale do te kushtojne zero per te gjitha bizneset sepse cmimi i blerjes do te rimbursohet me ane te taksave.

Nga ky ligj do te perfitojne te gjithe ata qe i kane blere keto kasa nderkohe qe cmimi do te rimbursohet edhe per te gjithe taksistet qe kane blere taksimeter ose ata qe do te blejne.

Me kete ligj kasat do ti kushtojne zero biznesin shqiptar. Edhe ne proceduren e meparshme ishin parashikuar ne zero po per biznesin e vogel perllogaritja ishte me e komplikuar. Per te bere te qarte ne vendosem qe cmimi i kasave te ulej nga taksat theksoi kryeministri Berisha.

Ai shtoi se ligji shtrihet edhe per taksistet pasi jane detyruar te blejne taksimetrin pa memorien elektronike dhe transmetim online me 450 mije leke.

Ligji parashikon kete edhe per ata qe kane paguar kasat. Ndaj do tiu garantoj se atyre njelloj si ata qe do ti vendosin do tiu rimbursohen duke ua njohur takse te paguar. Kjo reforme eshte nje reforme ne te vertete jashtezakonisht e rendesishme sic eshte reforma e gjendjes civile. Ky eshte hapi tjeter i rendesishem drejt modernizimin dhe standardeve te rendesishme nderkombetare theksoi kryeministri.

Ai shtoi se pa keto standarde nuk kemi te ardhme atje ku duam te shkojme. Imagjinoni ju se cfare pershtypje krijon tek nje qytetar evropian qe futet ne magazinat tona dhe nuk merr faturat. Si mund te rimbursojme TVSH-ne.

Me tej ai nuk la pa ironizuar edhe kundershtarin e tij politik cka sipas kryeministrit po vuan shpirterisht per shkak te kasave.

Ky pr-ligj i jep pergjigje cdo spekulimi dhe uroj qe ta nxjerr nga kasa edhe rivalin tim se po vuan shpirterisht shume per shkak te kasave. Lepri eshte tjeter pune por deklaroi se po fus duart ne arken e pushtetit vendor. Jo zoteri qe te gjitha do ti kompensojme. Do te dale shume shpejt se kusht jane lidhjet dhe kush eshte lepri. Eumlshte lufte midis klaneve te atyre qe perplasen cdo dite per kasat u shpreh ai me tej.

2010-09-29 1115

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›