E Diel, 1 Nëntor 2026

Borxhi Bode kerkon reforme

Ministri i Financave Ridvan Bode debatoi me deputetet e opozites ne komisionin Parlamentar te Ekonomise gjate votimit te buxhetit faktik. Pika me e nxehte ishte ajo e borxhit publik.

Me gjeni nje vend ne rajon apo Evrope qe per kete periudhe te mos e kete rritur borxhin publik me dy shifra tha Bode pas deklaratave te deputeteve te opozites per rritje te borxhit publik.

Nje pike tjeter e nxehte debati ishte ajo e interesave qe qeveria paguan per te sherbyer borxhin e saj.

Kreu i Financave akuzoi opoziten se nuk po merr persiper pergjegjesite qe i takojne duke mos votuar reformat e rendesishme.

Le te bejme nje rregull fiskal per qeverine. Ua kemi ofruar juve ashtu sic kemi ofruar edhe pensionet. Po juve nuk votoni as Gjykaten Administrative tha Bode.

Ne jemi te gatshem per te qene pjese e reformave te medha por reformat e medha nis nga nje tjeter reforme qe ju e dini shume mire tha Kodheli.

Vitin e kaluar qeveria mblodhi nga taksat dhe grantet 3.2 miliarde dollare. Por per te njeten kohe kreu 4 miliarde dollare shpenzime cka e coi deficitin buxhetor ne nivelin me te larte gati 800 milione dollare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›