Van Rompuy Integrimi ne BE Shume pune perpara

Ne nje konference te perbashket per shtyp me kryeministrin Sali Berisha Van Rompuy deklaroi se zgjerimi do te jete nje proces i bazuar mbi performancen duke patur ne fokus plotesimin e standardeve dhe kritereve te Bashkimit Evropian.
Axhenda e demokracise dhe e shtetit te se drejtes do te mbeten te nje rendesie te madhe per te ardhmen progresi i qendrueshem reforma ne gjyqesor lufta ndaj korrupsionit dhe krimit te organizuar mbeten ceshtje kyce tha Rompuy.
Duke thene garancine se BE-ja do te ofroje mbeshtetjen e saj per Shqiperine zyrtari i larte theksoi se sidoqofte vendi mban pergjegjesine per progresin.
Duke folur per ceshtjen e liberalizimit te vizave Van Rompuy theksoi se ky eshte nje moment simbolik edhe praktik pasi ka te beje me lirite themelore te BE-se si dhe u jep qytetareve nje mundesi te prekshme.
Liberalizimi i vizave eshte vetem nje hap nga realizimi i tij dhe une kam besim se ky hap do te merret shume shpejt tha Van Rompuy.
Ashtu sikurse kryeministri Berisha edhe Presidenti i Keshillit te BE-se konfirmoi se ne takim eshte diskutuar per ceshtjet e bashkepunimit rajonal.