Lufta e re që i kanoset botës!

Në një raport të përgatitur nga njësitë amerikane të informimit mbi kërkesën e Sekretares amerikane, Hillari Klinton, bëhet e ditur se në vitet në vazhdim bota do të përballet me luftërat e ujit, sepse thatësira, përmbytjet dhe mungesa e ujit të pijshëm do përbëjnë disa nga problemet kryesore të së ardhmes.
Në raportin ku pasqyrohet mendimi i përbashkët i organizatave federale të informimit zënë vend dhe deklarata të spikatura. Në raport theksohet se uji dhe burimet e ujit mund të krijojnë fërkime mes shteteve në dhjetë vitet e ardhshme, mund të shfaqen kërcënime të cilat prishin tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare të ushqimit dhe duke filluar që nga viti 2022 burimet e ujit në Azinë Jugore, Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut mund të përdoren për të filluar një luftë ose si mjet terrorizmi.
Raporti është përfunduar vjeshtën e kaluar pas kërkesës së Sekretares amerikane, Hillari Klinton. Në raportin e fshehtë me titull “Parashikimet kombëtare të informacionit” theksohet se bashkë me varfërinë, tkurrjen sociale, udhëheqjen e dobësuar, shtetet e dobëta dhe përmbytjet, uji i pakët dhe jocilësor do të jenë disa nga faktorët që do të ndikojnë në dobësimin e shteteve dhe hapin rrugë dështimit të tyre.
Në raport gjithashtu bëhet e ditur se burimet e ujit apo barazhet mund të përdoren nga terroristë apo organizata të fshehta duke rrezikuar kështu objektivat infrastrukturore në lidhje me ujin.
Edhe nëse sulmet nuk do të realizohen apo realizohen pjesërisht, shtetet do të detyrohen të marrin masa të një kostoje të lartë për të mbrojtur infrastrukturën e ujit nga frika e humbjes së burimeve të ujit apo përballjes me përmbytje.
/Start/A. Kokiçi/
2012-03-26 12:29