E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, opozita e përçarë kërkon të bashkohet

Koalicioni kryesor opozitar, Këshilli Kombëtar i Sirisë, thotë se të gjithë grupet e tjera opozitare janë ftuar në Stamboll.

Opozita është dobësuar nga mosmarrëveshjet e brendshme, duke humbur kështu edhe mbështetjen e shumë sirianëve që luftojnë qeverinë.

Ndërkohë, vazhdojnë përpjekjet ndërkombëtare për zgjidhjen e krizës. Kofi Anan ndodhet në Moskë si i dërguar i Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe. Rusia ka thënë se ajo mbështet misionin e paqes së Kofi Ananit për Sirinë.

Gjatë bisedimeve në Moskë, Presidenti rus, Dmitri Medvedev tha se ky mund të jetë Shansi i fundit për t’i dhënë fund një lufte të gjatë dhe të përgjakur në Siri./Start/F. P/

                                                                                             2012-03-26 13:44
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›